E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, anarkistëtkërcënojnë mesulme terroriste

ATHINE- Njësitet antiterroriste greke kanë përforcuar operacionet për arrestimin e pesë anëtarëve të grupit radikal anarkist "Komploti i bërthamave të zjarrit", pasi këta të fundit morën përgjegjësinë për sulmin me bombë para ndërtesës së Gjykatës
Administrative në Athinë më 30 dhjetor.
Gazeta "To Vima" ka dhënë alarmin për faktin se anarkistët kanë kërcënuar për sulme të reja dhe se ato do të kryhen kundër gjyqtarëve. Gazeta "Ta nea" shtoi se kërcënimet janë të ashpra dhe se objektivat e tyre do të jenë
punonjësit e gjykatave. Përfaqësues të policisë druajnë se ekziston mundësia që ky grup ose organizata tjetër ekstremiste "Sekti i revolucionarëve" të përgatisin sulm të ri të armatosur mbi gjykatës ose policë për shkak të procesit gjyqësor kundër 13 të akuzuarve për bashkëpunim me "Komplotin e bërthamave të zjarrit", që është caktuar për më 17 janar në Gjykatën e Apelit në Athinë.
Gazeta "Ethnos" e vlerëson si shumë të rrezikshëm thirrjen e grupit anarkist, që kërkon nga grupe të tjera të armatosura në vendet e huaja që të ndërmarrin aksione në shenjë proteste për shkak të procesit gjyqësor./
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›