E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behxhet Pacolli, zyrtarisht kandidohet për president

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës është kandiduar Behxhet Pacolli kandidat për president.
 

Në emër të AKR-së, kandidimin e bëri deputeti i kësaj partie Ibrahim Makolli.
 

Ndërkohë është mbledhur Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe imuniteteve që të vërtetojnë të dhënat për kandidatin për president.
 

Pas pauzës prej 10 minutave do të dale me vlerësimin e Komisionit dhe më pas do të votohet kandidati i vetëm për president.
 

Sipas kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në këtë mbledhje janë të pranishëm 89 deputetë, ndërsa për t`u votuar presidenti në raundin e parë duhen dy të tretat e votave të deputetëve, ndërsa për raundin e dytë po aq vota, dhe së fundi, në raundin e tretë nevojitet 61 vota për t`u zgjedhur Pacolli president.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›