E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi: Perëndimi do vetëm naftën e Libisë

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, lideri libik, Muamar Gedafi ka akuzuar sërish Perëndimin se kërkon ta kthejë Libinë si në kohën e pushtimit italian e ta shfrytëzojë për naftën.

“Jemi të vendosur ta mundim armikun. Nëse ky është një rebelim i lindur nga jashtë do t’i shtypim, nëse është një rebelim i lindur nga brenda do t’i shtypim”, tha Gedafi.

Ndërkohë në Bengazi, fortesa e rebelëve anti-Gedafit, forcat besnike të liderit libik kanë nisur sulmet duke përdorur edhe artilerinë e rëndë kundër qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›