E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet ambasada shqiptare në Podgoricë

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 13:29

Policia e Malit të Zi ka njoftuar për një lajmërim anonim për vendosjen e një bombe në godinën e ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë.

Mirëpo, menjëherë pas verifikimit të situatës në terren, policia konfirmoi se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.

“Njësitet speciale kanë bastisur dhe kontrolluar mbrëmë tërë godinën dhe zonën përreth, pas marrjes së lajmërimit se bomba ishte vendosur në brendinë e godinës“, deklaroi zëdhënësja e policisë në Podgoricë, Tamara Raleviq.

Thirrjen anonime për vendosjen e bombës e kishte marrë ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila më pas ka informuar ambasadën në Podgoricë. Policia malaziase në bashkëpunim me organet kompetente shqiptare ka nisur hetimet për gjetjen e personit anonim që ka lëshuar porosinë e rrejshme në adresë të MPJ-së në Tiranë.

Por, paraprakisht persona të panjohur para alarmit të bërë për bombë kanë gjuajtur me vezë godinën e ambasadës, duke goditur disa nga dritaret.

Policia gjatë kontrollit të zonës ka mbyllur për qarkullim një nga rrugët kryesore ku gjendet ambasada shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›