Demostratat, pasojat e saj
Një 44 vjeçar nga Gjirokastra është vrarë gjatë protestës të organizuar në Tiranë. Ziver Veizi lindur në Gjirokastër dhe banues në fshatin Zenelaj të komunes Cepo është qelluar me armë zjarri gjatë protestës duke gjetur vdekjen ne spital disa minuta me vonë.
I njohur si një mbështetës i flakët në rrethet e Partisë Socialiste në Gjirokaster, ai ka marrë pjesë edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita ne Gjirokastër dhe Tiranë gjatë vitit të kaluar. Për protestën e 21 janarit ai ka udhëtuar nga Selaniku i Greqisë ku kishte shkuar për të vizituar motren e tij me statusin invalid ai kishte kaluar ne Komisionin e kempit 3 muaj me parë duke fituar një pagesë prej 8 mijë lekësh në muaj. Nisur nga motive shëndetësore e motra ne Selanik e ka lutur të qendroje për të pushuar po ai ka këmbëngulur për të qenë prezent në protestën e 21 janarit. Të njëjtën kërkesë ja kanë drejtuar edhe familjarët ne fshatin Zenelaj të komunes Cepo, por ai është nisur drejt Tiranës në menyre të organizuar për të marrë pjesë në proteste. 44 vjeçari Veizaj ishte i divorcuar me 2 femije. Ne familjen e tij në fshatin Zenelaj, dyert e shtëpisë janë hapur për të pritur ngushëllime pas minutave te para ku është bërë e ditur vdekja e tij.