E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geixh kjo hiene politike

/ /

NgaSHPETIM IDRIZI

Ditet e fundit ne Shqiperi u shfaq  Nikolas Geixh nje personazh qe ne fakt i ngjan atyre komandanteve te Luftes se Dyte Boterore eterve te vet shpirterore sic ishte Zerva gjakpiresi i shqiptareve. Duket e cuditshme qe hiena te tilla shfaqen ne token tone kur vendi per shkak te krizes se brendshme duket se eshte ne veshtiresi. Ky njeri ne shume aspekte me ardhjen e tij ketu me kujton Dik Martin me te cilin u ndesha ne Keshillin e Europes. Jane qe te dy bartes te nje filozofie te nje teknologjie propagandistike asaj te barazimit te viktimes me kriminelin madje te paraqitjes se viktimes si kriminel.
Si Parti per Drejtesi dhe Unitet ne nuk deshirojme te ndalojme te hyje ne territorin tone nje njeri i tille qe ska korrigjuar asgje ne sjelljet e tij dhe as deshiron te shmanget nga sjelljet e paraardhesve te vet gjenetike dhe ideologjike. Ne filozofine tone politike as ndalimi as debimi nuk eshte instrument veprimi ndaj individeve provokues.
Ky njeri jeton dhe endet neper tokat tona me urrejtjen e vet per shqiptaret me obsesionet e veta kriminale ndaj tyre sic e tregon jo vetem ne qendrimet e tij politike por dhe ne veprat e tij letrare.
Heroi kryesor i romanit te tij autobiografik Eleni ka jetuar per nje kohe te gjate me obsesionin per te vrare pa gjyq ne shenje hakmarrjeje ish-komunistin grek qe me nje gjyq te stisur urdheroi ekzekutimin e nenes se tij sepse komunikonte me te atin e vet emigrant ne Amerike. Ky hero qe eshte rritur ne Amerike si Geixhi pasi e zbuloi eshte matur shume per ta vrare pa gjyq urdheruesin e vrasjes se te emes. E verteta jone eshte se gjate Luftes se Dyte qe Nikolas Geixh na permend ne token tone greket vrane ne ameri mijera gra pleq femije edhe ne barkun e nenes pa asnjelloj gjyqi. Ndryshe nga ai ne camet duam drejtesi europiane per krimet e grekeve. Ndryshe nga ai ne nuk kemi jetuar me obsesione te tilla ndaj e lejojme Geixhin te na tregoje dokrrat e tij. Por duam ti themi megjithate disa te verteta.
Ky njeri abuzon me mikpritjen tone dhe na provokon ne token tone me koncepte te sajuara te kuzhines ushtarake greke te shekullit te 19 sic eshte koncepti i Vorio Epirit. Ky njeri kerkon qe te gjallerohet kjo ndjenje ne shekullin e 21. Shikoni sa anakronik eshte ky personazh i pakorrigjueshem ne vepren e vet keqberese
Ky njeri vepron me konceptin e fajesise kolektive per nje popull te tere sic ishte populli cam i Greqise. Ky njeri kujton se ai dhe ata qe ai perfaqeson mund te kompleksojne popullin cam qe ka 1800 partizane ne radhet e EAM-it nje numer jashtezakonisht i madh ne raport me popullsine dhe ne krahasim me Greqine e 30.000 bashkepunetoreve te pushtuesve me Collakoglune dhe Ralisin ne krye. Ky njeri qe jeton ne SHBA nuk ka mesuar kurre te shohe brenda njollave te erreta te historise se popullit te vet ne nje qasje vetekritike. Popujt e medhenj korrigjojne veten duke kritikuar veten. Ky njeri ndryshe nga shume historiane te rinj dhe realiste greke nuk do te shohe se Greqia ne fund te Luftes se Dyte Boterore i perzuri te gjithe minoritetet qe kishte brenda territorit te vet dhe kjo nuk e nderon por e turperon ate. Kur gjithe bota hebraike eshte e perfshire nga nje kerkim i ethshem per mrekulline shqiptare te shpetimit te hebrenjve ky njeri vjen ketu dhe na kujton fajesine kolektive te pretenduar te shqiptareve. Kur shqiptaret shpetonin hebrenjte baballaret shpirterore por jo vetem shpirterore te Geixhit ndihmuan ne shfarosjen dhe debimin jo vetem te shqiptareve por dhe te hebrenjve te maqedonasve te Greqise.
Ndaj ne kete moment duam ti bejme nje pyetje ketij njeriu qe nuk vjen ne Shqiperi vetem per idealizmin e tij helenik por dhe per ndonje interes tjeter material Mire shqiptaret qe i fajesoni kolektivisht po hebrenjte po sllavo-maqedonasit
Nderkohe meqe ky njeri vjen dhe na meson per regjistrimin e popullsise ne Shqiperi do doja qe te me ndihmonte dhe mua qe te vija ne Greqi e ti mesoja vendit te tij amtar si regjistrohet popullsia sipas parimeve qe na shpjegon Geixhi.
Ne do tia kujtojme vazhdimisht keto pyetje ketij misionari te te keqes qe fut frymen e urrejtjes midis popullit shqiptar dhe atij grek. Por ne do te donim qe Partia e re e minoritetit Mega te mos shfrytezoje per te formesuar ideologjine e vet partiake tezat e ketij njeriu qe nuk impresionon me askend ne Shqiperi megjithese flet per Megalidhene anakronike me pasaporte amerikane. Ne do te donim shume qe Mega si parti e re te korrigjoje shume cka nga sjelljet e partise tjeter te minoritetit PBDNJ. Keshtu do te marre mbeshtetjen e gjithe popullsise minoritare ne Shqiperi qe e do miqesine me popullin shqiptar dhe nuk do katandiset nje autobus apo disa autobuse qe paguhen ne Greqi. Ne do donim dhe qe shefja e Komitetit Shteteror per Minoritetet te mos i sherbeje si mbulese shteterore ndermarrjeve antishqiptare te ketij provokatori.
Dhe me ne fund i them te gjithe kolegeve nga partite kryesore te bejme gjithcka qe te mos e lejojme Shqiperine te bjere ne gjunje dhe hiena te tilla si Dik Marti apo Nikolas Geixh te vijne dhe te kerkojne kufoma ne token tone.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›