E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa dhe si votojne kjo eshte ceshtja

/ /

NgaEDUARD ZALOSHNJA

Pavaresisht nga degezimet e shumta te koheve te fundit ne rrenje te krizes se sotme politike shqiptare eshte dyshimi i opozites se ne zgjedhjet e fundit kane votuar me pak shqiptare sesa jane raportuar zyrtarisht nga KQZ-ja dhe se shumica e votave reale ne fakt ka qene per te dhe jo per mazhorancen aktuale. Opozites nuk iu dha mundesia ta vertetonte kete dyshim kur dy anetare te KQZ-se kerkuan rivleresim te kutive dhe materialeve zgjedhore te disa qendrave zgjedhore ku dyshonin se kishin ndodhur parregullsite me te madha. Kjo me argumentin se ata duhej te paraqisnin prova per ti mbeshtetur dyshimet nderkohe qe kodi zgjedhor afirmonte plotesimin e kerkeses se tyre ne menyre automatike d.m.th. pa pasur nevoje per paraqitje provash.
Me tej opozites nuk iu dha mundesia ta verifikonte dyshimin e saj nepermjet nje komisioni te posacem parlamentar qe do te hetonte drejtperdrejt kutite e votimit dhe materialet zgjedhore pa kaluar ne filtrat e Arkives se Shtetit apo me keq akoma neper zjarrin e benzines. Si rezultat udheheqesit e opozites deklaruan publikisht se mazhoranca i ka vjedhur zgjedhjet e fundit. Sipas tyre hajduti kishte frike te tregonte xhepat sepse kishte gjesendin e vjedhur brenda ne to. Dhe kjo logjike e perdorur prej udheheqesve te opozites duket se ngjiti fort tek elektorati opozitar.
Perfaqesuesit me te zjarrte te ketij elektorati te bindur se mazhoranca eshte ilegjitime dhe te irrituar keqazi nga videoja Meta-Prifti demonstruan dhunshem me 21 janar me shpresen se do te detyronin Berishen te dorehiqej dhe te shpallte zgjedhjet e parakohshme. Por Berisha jo vetem nuk dha doreheqjen por edhe u hodh ne nje kundersulm frontal ndaj opozites Prokurorise Presidentit SHISH-it dhe mediave kritike. Dhe duket se ai eshte mese i vendosur ti pergjigjet me kundersulm cdo proteste te ardhshme te opozites e dhunshme apo e padhunshme qofte.
Ne keto kushte partneret tane perendimore kane nderhyre fuqishem per te zgjidhur sherrin i n-ti i politikes shqiptare. Por deri me sot nderhyrja e tyre ka qene si ajo e mjekut qe jep paracetamol per uljen e temperatures se pacientit deri sa analizat te tregojne se cili antibiotik mund te jete me efikas per luftimin e infeksionit te tij.
Jam i  bindur se partneret tane perendimore e kane kuptuar tashme se antibiotiku i duhur per Shqiperine eshte zhvillimi i zgjedhjeve vertet te lira e te ndershme jo si ato te fundit per te cilat bene nja 30 verejtje per cenimin e standardeve dhe pastaj i quajten PRGJITHSISHT te lira e te ndershme. Por problemi eshte se ky antibiotik eshte shume i forte per tu administruar sot ne trupin e brishte politik te Shqiperise. Ne qofte se partneret tane nderkombetare i kerkojne Berishes ne menyre ultimative te zhvilloje zgjedhje te parakohshme sa me shpejt ka gjasa te medha te marrin nje pergjigje te ngjashme me ate qe ai dha ne vitin 1996 kur iu kerkua nga Departamenti Amerikan i Shtetit te perseriste zgjedhjet ne 40 zona. Dhe sesi rrodhen ngjarjet me tej e di kushdo...
Duket se partneret tane perendimore do te ndjekin nje perqasje graduale per luftimin e semundjes 20-vjecare te zgjedhjeve pa standarde ne Shqiperi. Ata me  gjasa do te vazhdojne perpjekjet e tyre per stabilizimin e jetes politike e institucionale shqiptare duke ushtruar trysni ndaj te gjitha paleve qe ti zbusin sulmet reciproke. Mjeti i vetem qe mund te perdorin partneret tane per te qetesuar Berishen eshte garancia se zgjedhjet parlamentare do te zhvillohen ne vitin 2013 ata nuk mund ti garantojne atij se do ta bejne mbret te Shqiperise me te drejte trashegimie. Ndersa opoziten mund ta bindin te heqe dore nga kerkesa per zgjedhje te parakohshme duke i dhene garancine se nuk do te lejojne fushate te pandershme te qeverise dhe se rezultati zyrtar i zgjedhjeve te ardhshme do te pasqyroje saktesisht se sa shqiptare kane votuar dhe si kane votuar.
Por si mund te realizohet kjo e fundit Daniel Korski ne New York Times dhe Bernd Fisher ne Zerin e Amerikes kane sugjeruar nje menyre pajtimin e nje kompanie te huaj te specializuar ne administrimin teknik te zgjedhjeve. A mos perben kjo gje nje cenim te sovranitetit te popullit shqiptar Kur populli shqiptar ka pranuar ti jape te dhena personale per administrim kompanise franceze qe eshte pajtuar te prodhoje kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike perse te mos pajtoje nje kompani te huaj per te regjistruar dhe tabuluar votat e tij
Pyetja tjeter qe lind rreth opsionit te sugjeruar nga Korski dhe Fisher eshte se sa e afte do te jete nje kompani e huaj te garantoje se rezultati zyrtar i zgjedhjeve te ardhshme do te pasqyroje saktesisht se sa shqiptare kane votuar dhe si kane votuar. Ne SHBA te pakten ka disa kompani shume serioze qe kane pervoje ne administrimin elektronik te zgjedhjeve. Sistemet e tyre elektronike nepermjet skanimit mund te garantojne qe vetem votuesit me karte identiteti apo pasaporte biometrike te votojne. Ndersa tabulimi i votave mund te behet automatikisht per cdo qender votimi duke krijuar kopje ne leter te cdo vote individuale. Vetem ne qofte se makinat elektronike apo kutite e kopjeve te votave ne leter sulmohen fizikisht ne qendra te caktuara mund te  kemi nje deformim te rezultatit. Por kjo do te ishte fatale politikisht per kedo qe do te perpiqej ta bente.
Pavaresisht nga trysnia qe mund te ushtrojne partneret tane perendimore per te shmangur nje fushate te pandershme te qeverise dhe pavaresisht saktesise me te cilen nje kompani e huaj mund ti pergjigjet pyetjes se sa shqiptare kane votuar dhe si kane votuar nuk mund te kete garanci 100 se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jene plotesisht te lira e te ndershme. Por nje prove gjenerale mund te behet ne 8 maj ne zgjedhjet lokale...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›