Genc Ruli: Socialistët me retorika absurde
27/04/2009 Takime elektorale
Ministri i Ekonomisë Genc Ruli gjatë një takimi elektoral në qytetin e Përmetit ka deklaruar se mazhoranca aktuale dhe qeveria e dalë prej saj ka realizuar gjatë viteve të drejtimit të vendit vendosjen e standardeve, që ishin vështirë të arriheshin më parë. Sipas tij, një parti duhet të matet gjithmonë me atë që bën sot, me atë që është premton dhe që është e aftë të ngjallë shpresë dhe besim te njerëzit për atë që do të bëjë nesër. Ruli nënvizoi se retorika e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama tingëllon absurde, teksa shprehet për një politikë të re. “Arsyeja pse Rama e vë kaq shumë theksin tek togfjalëshi ‘politikë e re’, është pikërisht se ai ka turp të përmendë historinë e PS-së, sidomos historinë e qeverisë së PS-së për tetë vjet, duke dashur të bindë sidomos elektoratin e tij se ka ndër mend të qeverisë në mënyrë të ndryshme nga ajo qeveri që qeverisi si mos më keq në tetë vjet”, - ka thënë ai. Ai u shpreh se po të shihet me kujdes modeli i drejtimit të Bashkisë së Tiranës, është i njëjti model që shihte interesa vetëm të një klani të ngushtë brenda PS-së, një klan i cili nuk ishte thjesht politik, por ishte një klan bizneso-politik. Ministri Ruli ka nënvizuar sukseset e arritura gjatë qeverisjes së PD-së.