Genc Uruci Une nuk premtoj por garantoj sukses
Shkodra po mbahet peng thote Genc Uruci kandidati i PS-se per Bashkine e Shkodres. Ai thote se procesi parazgjedhor ka pasur mjaft probleme dhe po pergatiten manipulime.
Shkodra udhehiqet prej 20 vitesh nga e djathta. Sa besoni ne fitore dhe cfare parashikimi keni per rezultatin
Pyetje mjaft interesante por une do ta nis pergjigjen duke thene se keta 20 vite te pushtetit te PD-se nuk flitet per politika te djathta. Dua te theksoj se pushteti ne Shkoder nuk eshte fituar nga PD-ja por nga nje klan i caktuar i kesaj force politike i mbeshtetur nga militante ekstremiste kontingjent te krimit qe perbejne tashme nje grup te identifikuar interesi qe ka pushtuar Shkodren dhe po e shtrydh qytetin tone ne favor te pak personave qe po pasurohen cdo dite e Shkodra i njeh tashme keta njerez. Ketu nuk flitet as per nje institucion bashkie funksionale dhe aq me pak per nje institucion te kryetarit te bashkise se paku dinjitoz. Shkodra drejtohet menaxhohet komandohet jo me mendjen e te zgjedhurve lokale por me telefon nga Tirana nga nje ose dy persona qe e mbajne ate fort ne kthetrat e tyre. Une dhe qytetaret e qytetit tim tashme e kane fikse bindjen se ketu ka me shume votues te majte sesa te djathte dhe per njezet vjet rezultati nuk ka ardhur si rrjedhoje e nje procesi te rregullt por si rrjedhoje e nje mashtrimi elektoral te menaxhuar sic thashe me siper nga nje klan i caktuar i mbeshtetur nga parate e korrupsionit administrata e korruptuar dhe nepotike si dhe nga struktura te tjera te shtetit. Ne perfundim besoj se ne kushte normale ne Shkoder fiton me diference e majta ne kete rast koalicioni Aleanca per te Ardhmen. Per sa i perket rezultatit theksoj se do te jete i mjaftueshem per te fituar por anomalite qe ne fillim te procesit e vene ne dyshim vete procesin.
Pse duhet te fitoni ju cfare premtoni per Shkodren
Mjafton te riktheheni kater vjet perpara dhe te shihni premtimet e kryetarit aktual dhe ti krahasoni me realizimet sot dhe te kuptoni se kjo qeverisje vendore eshte jo vetem maksimalisht ne sherbim te nje klani por dhe optimalisht genjeshtare. Une nuk premtoj une u garantoj qytetareve te mi pune me profesionalizem me transparence se do te punoj vetem per ta. Per sa me siper kam gjithe suportin e nevojshem arsimin eksperiencat dhe karakterin e nevojshem per ti bere realitet. Po ua kerkoj dhe do te vazhdoj tua kerkoj qytetareve te mi te me votojne vetem duke i garantuar sa me siper. Une kam nje jete qe punoj ne kete qytet dhe shpresoj se qytetaret e mi do te me besojne.
Si e shihni fushaten do te kete probleme pasi shohim se fushata zgjedhore eshte nxehur mjaft
Nuk e mendoj fushaten te tensionuar por problematike sepse gjithe qytetaret e qytetit tim tashme e kane te qarte se rikandidimi i te njejtit person pas kater vitesh deshtimesh nuk ka te beje me permiresimin e situates se sherbimeve dhe te investimeve por thjesht per te mbuluar korrupsionin e papare te ketij mandati qe kaluam. Per kete arsye situata do te jete problematike sepse une nuk besoj se do te mjaftojne votuesit e PD-se per te marre bashkine. Klani ekzistues do te perdore te gjitha rruget joligjore per te mbajtur pushtetin.
Disa dite me pare keni zhvilluar protesta ne lidhje me listat e zgjedhesve. Si paraqitet situata e cenojne keto parregullsi procesin normal te zgjedhjeve ne Shkoder
Problemi i listave zgjedhore ka permasa katastrofike. A kuptoni sesi mundet qe ne 86000 votues mbi 27000 te jene pa adrese. Si ka mundesi qe ne nje qytet si ky i yni ku te pakten emertimet e rrugeve dhe rrugicave ka mbi dy vjet qe ka perfunduar nje e treta e zgjedhesve te mos dihet ku jetojne. Se paku mund te themi se bashkia nuk i njeh qytetaret e tij por kjo eshte me e pakta. Ne dhe kushdo e ka te qarte se ky nuk eshte problem padijenie per adresat por eshte nje menyre e menduar mire dhe e mirorganizuar qe votues me karta te falsifikuara dhe te paidentifikuara sipas Kodit Zgjedhor te zbatojne mashtrimin e radhes. Gjithashtu me kete liste behet largimi i votuesve te majte neper qendra larg vendbanimit te tyre me qellim qe ti beje te painteresuar per te votuar. Po behet fotokopjimi i kartave te identitetit te te gjithe punonjesve te administrates e te rinjve 16-18 vjec po shperndahen numra telefoni celulare falas me qellim qe te fotokopjohen perseri karta te tjera me pikesynimin e vetem qe te perdoren keto te dhena per falsifikim kartash qe do te perdoren me emrat e personave te identifikuar te vendosur ne keto lista mashtruese. Nga ana jone po ndjekim te gjitha rruget ligjore. Gjithashtu po informojme te gjitha institucionet dhe misionet diplomatike si OSBE ODIHR si dhe ambasaden amerikane. Do te vazhdojme protestat deri ne zgjidhjen e problemit me pikesynimin edhe te bllokimit te ketij procesi zgjedhor spekulativ.
Keni folur shpesh qe votimet ne Shkoder nuk jane zhvilluar asnjehere te rregullta cilat jane keto parregullsi dhe a keni marre masa per ta mbrojtur voten kesaj radhe
shte e vertete qe kam thene se votimet ne Shkoder jane bere te parregullta dhe mjafton vetem ajo qe thashe me siper per mbi 30 te listes se hartuar ne shkelje te ligjit zgjedhor per te konkluduar se ketu nuk behet fjale per parregullsi por per pamundesi qe te zhvillohen zgjedhje normale. Shpenzohen pa fund parate e korrupsionit per blerjen e komisionereve si dhe ushtrohet presion shteteror nepermjet te gjitha hallkave te tij.
Ne projektet tuaja nese fitoni keni ndonje strategji per ta shpetuar Shkodren nga permbytjet apo strategji per ti rikthyer emrin e lavdishem si djep i zhvillimit kulturor dhe ekonomik
Natyrisht ne kemi projekte te formatuara per te gjitha fushat. Per sa u perket permbytjeve qe eshte nje plage e hapur e shkaktuar nga kjo qeverisje faktoret qe jane ne dispozicion te bashkise do te konsumohen nga ana jone dhe ne vazhdim me realizimin e zgjedhjeve te parakohshme ne do te bejme te mundur qe me pushtetin tone qendror te zgjidhim perfundimisht kete burim te madh shkaterrimi material dhe psikologjik per Shkodren. Per sa u perket vlerave kulturore mund te them se qyteti i Shkodres ka humbur cdo dite trashegimine e tij. shte shnderruar nga njeri mandat ne tjetrin ne nje qytet pa memorie fizike dhe kulture materiale. Me fondet e bashkise dhe me mbeshtetjen e biznesit do te gjallerojme jeten kulturore dhe artistike ne qytet do te zbatojme nje strategji te strukturuar per trashegimine kulturore do te hartojme nje itinerar profesional kulturor per turet ne qytet do te strukturojme realisht nje park arkeologjik si dhe do te realizojme botime me vlera per qytetin tone dhe qyteterimin e tij. Per sa i perket zhvillimit ekonomik strategjia jone do shume hapesire per tu shpalosur por me pak fjale do te krijojme kushte optimale per nje klime biznesi te favorshme per investimet vendase dhe te huaja si dhe do te menaxhojme cilesisht resurset turistike te qytetit tone.
Ne lidhje me kundershtarin tuaj kandidatin e PD-se e shihni si rival te forte
Une nuk e konsideroj rival. Per vlerat qe perfaqeson ai nuk duhet te ishte kandidat as para kater vjetesh. Une rival kam nje klan te caktuar te PD-se i cili per interesat e pasurimit privat mban peng Shkodren.
Pse PS-ja nuk e ka fituar asnjehere Bashkine e Shkodres
Pergjigjja e kesaj pyetjeje ravijezon qarte ngercin ne votimet 20-vjecare ne qytet. Me nje krahasim te thjeshte nder vite kandidatet e PS-se kane qene me te miret. Per cudi kane fituar ata te PD-se. Pse shte perseri nje numer faktoresh prezente per te dhene nje pergjigje te plote por shkurt mund te them se PD-ja ka arritur qe nepermjet shantazhit perdorimit te parave te korrupsionit administrates blu si dhe kartes tashme te cngjyrosur te antikomunizmit ti beje indiferente shkodranet per votimet dhe me rreth 30 pjesemarrje te vjedhe votat dhe te manipuloje procesin e votimit duke instaluar ne Shkoder nje diktature me koperture demokratike.
Intervistuan
Fatos Baxhaku Ardi Hoti