E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Kaseta te gatshme nese operatoret nuk ndjekin aktivitetet

Vote kunder nga opozita per raportin e Bordit te Monitorimit te Medias kritika edhe nga vezhguesit vendore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje vetem me votat e shumices se tij propozimet e bordit te monitorimit te medias lidhur me minutazhin e pasqyrimit televiziv te fushates elektorale dhe adresimin e tij. Nga diskutimet e shumta te zhvilluar gjate mbledhjes eshte arritur ne nje konkluzion sipas te cilit u lihet ne dore partive politike nese minutazhi i transmetimit televiziv do te perdoret per ato si subjekte mbeshtetes apo per kandidatet. Sikunder eshte bere e njohur me pare dy anetaret e opozites kane votuar kunder nisur nga arsyetimi se minutazhi per kandidatet nuk ben pjese ne trajtimin juridik te Kodit Zgjedhor i cili flet dhe njeh vetem partite politike si subjekt te vetin per kete ceshtje. Sa i perket diskutimit per percjelljen mediatike te fushates permes kasetave te gatshme KQZ-ja ka vendosur qe kjo te zbatohet si praktike vetem nese operatori nuk arrin te ndjeke aktivitetin e partive dhe kandidateve. Ne fakt nje percaktim i tille eshte vetem formal po te nisesh nga pretendimet e disa televizioneve kryesore te cilat kane ngritur shqetesimin se kandidate te caktuar nuk pranojne kameramanet dhe operatoret e tyre ne aktivitete te ndryshme. Thene kjo parimi i kasetave te gatshme praktikisht po imponohet si opsion i vetem duke deshmuar edhe njehere se premtimet e medha dhe projektet e zhvillimit qe trumbetohen me te madhe duket te jene vetem vegime apo mirazhe qe vijne nga perspektiva dhe sugjerohen si qasje politike e dites. Kete shqetesim e ka trajtuar permes nje deklarate edhe Koalicioni i Vezhguesve Vendore i cili e ka kritikuar vendimin e KQZ-se. Pavaresisht synimit te ketij vendimi te KQZ-se per te siguruar nje mbulim te barabarte per subjektet elektorale nga te gjithe operatoret televizive edhe ne rast te pamundesise se mbulimit me resurset e veta ky vendim eshte i paplote persa kohe ai nuk detyron qarte partite dhe ne vecanti kandidatet ne gare qe paraprakisht te njoftojne dhe te lejojne operatoret televizive ne takimet e tyre elektorale thuhet ne te.

Nderkohe nje problem tjeter me rendesi i diskutuar dje nga KQZ-ja ka qene edhe ai i zevendesimit te komisionereve te qendrave te votimit qe largohen nga detyra diten e zgjedhjeve. Per kete ceshtje perfaqesuesit elektorale te Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim Njazi Kosovrasti dhe Ylli Manjani kane kerkuar bashkepunimin e KQZ-se me Policine e Shtetit Prokurorine e Pergjithshme ne menyre qe raste te tilla te denoncohen dhe ndeshkohen ligjerisht. Ky krim duhet te marre patjeter nje goditje te shpejte dhe te forte. Per kete ne mund te perpunojme disa rregulla per komisionin e qendres se votimit i cili menjehere ne rast se konstatojme kete lloj krimi te bejme kallezimin perkates ne polici dhe ne organet e prokurorise tha kreu i KQZ-se Ristani. Sipas tij duhet perpunuar nje rregullore per QV ku rregullat ne fjale te sqarohen mire se bashku me pergatitjen e KQZ-se per 4800 vula shtese. Nderkohe Kosovrasti ka sugjeruar qe per zevendesimin e komisionereve KQZ-ja ti drejtohet kontingjentit te mesuesve dhe per kete arsye nje marreveshje bashkepunimi mund te nenshkruhet edhe me Drejtorine Arsimore. Mbi bazen e nje planifikimi apo nje vendimi te hollesishem qe mund te merrni ju une kam listen e te gjitha shkollave te Shqiperise me numrin e mesuesve per cdo shkolle cka perben nje kontingjent te shkelqyer tha perfaqesuesi elektoral i PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›