Lorenc Luka Te votojme te gjithe bashke per Shkodren
Lorenc Luka rikandidon per nje mandat te dyte ne krye te Bashkise se Shkodres. Ai e konsideron punen e deritanishme si mjaft te realizuar dhe premton se do te vijoje me te njejtin perkushtim.
Keni drejtuar per kater vite Bashkine e Shkodres mendoni se i keni realizuar te gjitha premtimet
Pershtypjet e mia ne lidhje me mbajtjen e premtimeve bazohen ne ato cfare qytetaret e Shkodres shprehin. E ajo cfare une degjoj nga ata me ben te ndihem mire dhe i realizuar. Fale planifikimit dhe administrimit te suksesshem te buxhetit te bashkise por edhe mbeshtetjes te dhene nga qeveria punes se bashkepunetoreve te mi dhe mirekuptimit qe qytetaret kane treguar mund te them se premtimet jo vetem jane realizuar por edhe tejkaluar. Pikerisht ky tejkalim i premtimeve me ka bere te mendoj se me duhet te vazhdoj me projektet e reja per te mos bere kurre hapa mbrapa.
Besoni ne fitore apo keni bere ndonje parashikim te rezultatit
Kam pasur nje fillim te mbare ne mandatin e pare duke bere pune te dukshme dhe te kenaqshme por edhe kam pasur eksperience ne pushtetin lokal dhe duke i gershetuar te dyja keto me lejohet te besoj ne fitore. Ky besim nuk mbeshtetet thjesht ne deshiren dhe vullnetin tim te lire por edhe ne fakte konkrete.
fare do te ndryshoje per Shkodren cilat jane disa nga projektet kryesore nese ju fitoni dhe ne vecanti a ka ndonje strategji per rikthimin e lavdishem te Shkodres si djep i zhvillimit kulturor dhe ekonomik te vendit
Ne Shkoder do te vazhdojne ndryshimet permiresimi i cdo projekti te nisur por edhe realizimi i projekteve te reja. Brenda mandatit tjeter do te perfundojne nderhyrjet rikualifikuese ne qendren historike investimi per ndertimin e rruges pedonale ndertimi i rruges tregtare te Gjuhadolit dhe restaurimi i fasadave. Ne te njejten kohe do te ndertohet edhe Shtepia e Artit e cila do te ndikoje ne permiresimin e jetes social-kulturore te qytetit. Do te perfundoje muzeu i gjenocidit komunist i pari ne Shqiperi qe do te jete pasqyre e vuajtjeve dhe historise se dhimbshme te popullit shkodran gjate asaj periudhe. Fototeka Marubi me pasurite e saj historike do te jete nje ambient i ri ne qendren e qytetit. Politikat e bashkise jane orientuar drejt krijimit te kushteve lehtesuese per bizneset te cilat investojne ne qytetin e Shkodres. Keshtu kemi politika te vecanta lehtesuese fiskale ndaj bizneseve te reja ndaj bizneseve te orientuara drejt zhvillimit turistik po ashtu edhe ndaj bizneseve qe hapen nga moshat e reja. Shkodra pavaresisht problemeve te ndryshme qe ka hasur nder vite pavaresisht politikave te padrejta qe ka jetuar ka qene dhe mbetet nje djep kulture. Prandaj dhe qytetaret e Shkodres kane qene bashkepunues ne cdo nisme qe kemi marre.
Ne qytet ka disa probleme te trasheguara si djegia e mbeturinave ne zonen periferike rruga e kalase Rozafa parashikohet te behen nderhyrje
Aktualisht Bashkia Shkoder ka nje projekt rehabilitimin e fushes ekzistuese te mbetjeve urbane. Fondi per mbylljen e saj eshte i konsiderueshem dhe bashkia ka kerkuar ndihmen e donatoreve per realizimin e tij dhe brenda vitit 2011 do te filloje depozitimi i mbetjeve urbane te qytetit ne venddepozitimin e ri ne Bushat nder te paret e ketij lloji ne Shqiperi qe permbush standardet e Komunitetit Europian. Per rrugen e kalase kemi aplikuar ne grantet rajonale dhe kemi fituar financimin per realizimin e plote te projektit i cili do te filloje shume shpejt.
Pse njerezit duhet te votojne Lorenc Luken
Mendoj qe qytetaret kane me shume se nje arsye per te me kandiduar pasi jam munduar jo vetem te ndertoj rruge dhe banesa te reja por edhe te kujdesem per ate pjese te qytetit ku ruhet historia e Shkodres me ndricimin dekorativ per objekte monument kulture. Ne te njejten kohe jam munduar ti jap prioritet jetes dhe shendetit te qytetarit duke punuar me programe dhe sherbime alternative per te gjithe kategorite ne nevoje forcimin e rrjeteve te sherbimit gra e femije dhe krijimi i rrjeteve te reja per personat me aftesi ndryshe dhe te moshuarit. Rinovimi i planit social te zones dhe guida e sherbimit social jane projekte qe i kane ardhur dhe do ti vijne gjithmone ne ndihme qytetarit. Por nje arsye tjeter eshte qe une mendoj se bashkeqytetaret e mi e kane kuptuar qe une e dua me te vertete qytetin tim.
Ne lidhje me kundershtarin tuaj kandidatin e PS-se e shihni si rival te forte
Me pelqejne sfidat dhe respektoj ambientin e konkurrences qe sjellin zgjedhjet prandaj dhe respektoj rivalin tim duke dashur ti atribuoj atij sa me shume cilesi te te qenet rival.
Shkodra kaloi nje permbytje masive si me e madhja e 150 viteve te fundit kur do te nisin investimet e medha si thellimi i lumit Buna apo by pass-it
Investimet e projektit by-pass aktualisht kane filluar. Qeveria shqiptare ka akorduar nje fond prej 326 milione lekesh investime ne rehabilitimin e demeve te shkaktuara kryesisht ne kanalizimet e ujerave te bardha si edhe infrastrukturen rrugore. shte prezantuar prane bashkise projekti perfundimtar i by pass-it si nje projekt multifunksional dhe kompleks se pari per rolin e tij mbrojtes duke qene nje argjinature me nje lartesi qe varion nga 1 meter deri ne 2.5 meter e cila shoqerohet me ndertimin e tombinove stacionin e pompave i cili ne rastet e ngritjes te nivelit te ujit do te beje shkarkimin e ujit ne liqen si edhe ndertimin e nje kanali qe do te sherbeje si amortizator i nivelit te ujit te liqenit dhe ujerave te bardha te qytetit.
Se dyti per rolin e tij te madh ne lehtesimin e trafikut ne qytet duke qene se eshte parashikuar nje rruge me gjeresi 54 meter dhe rreth 4.3 km gjatesi se treti rruga do te sherbeje edhe si rruge panoramike ne afersi te liqenit gjithnje ne ruajtje te mjedisit dhe se katerti do te sherbeje si zone rreth se ciles do te krijohen zonat e reja te zhvillimit te qytetit. Per sa i perket projektit Thellimit i Bunes ka nje marreveshje mes Ministrise se Mjedisit te Shqiperise dhe Malit te Zi per realizimin me sukses te ketij projekti.
Si i shihni keto zgjedhje pasi po shohim se fushata eshte nxehur se tepermi
Megjithese ju thoni qe ambienti i fushates eshte nxehur une mendoj se eshte aq i nxehte sa mund te jete ne nje vend te civilizuar dhe aq sa duhet te jete. Perpjekja ime eshte qe zgjedhjet te kalojne duke u ruajtur sa me shume standardet dhe qytetaria. Ne nga ana jone motivojme dhe stimulojme paqen e harmonine dhe mundohemi te jemi bashkepunetore ne cdo pike ku mund te hasen probleme ne te njejten kohe edhe pak emocione kane te miren e vet per sa kohe ruhet rregulli dhe toleranca mes grupeve.
fare mesazhi i percillni elektoratit
Mesazhi im nuk eshte me votoni mua por te votojme te gjithe bashke per Shkodren dhe ngulmoj te ftoj ketu cdo qytetare te marre pjese masivisht ne votime sepse une besoj se vota eshte nje tregues i forte i qytetarise dhe elementi kyc per te ecur perpara. Gjithashtu jam krejt i bindur qe qytetari shkodran eshte inteligjent dhe nuk bie kurre pre e manipulimeve.