E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klime e qete elektorale ne qytetin e Shkodres

Situata

Shkodra njihet si bastioni i PD-se pasi ne pese mandate te pushtetit vendor kane fituar te djathtet. E megjithate ethet e gares kane mberthyer shtabet elektorale te dy kampeve politike. Ne rruge ne lokale apo ambiente te ndryshme degjohen diskutime nga me te ndryshmet qe ne fokus kane zgjedhjet elektorale. Ajo qe u ben pershtypje qytetareve te Shkodres eshte dashuria e madhe qe tregojne kandidatet per kryetar bashkie teksa kalojne ne rruge apo hyjne ne lokale per te shtrenguar duart e votuesve. Gjeja me pozitive qe ka karakterizuar kete fushate zgjedhore eshte klima e qete. Per fat te mire deri me tani nuk eshte shenuar asnje incident nga asnje krah politik. Duket se ne Shkoder dy konkurrentet per kryetar bashkie kandidati i PD-se Lorenc Luka dhe kandidati i PS-se Genc Uruci jane perqendruar me shume ne nje gare per te thithur sa me shume elektorat duke lene menjane sherret elektorale. Ndonese ne Shkoder perflitet per nje fitore te sigurt te PD-se fjalen e fundit e kane votuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›