E Diel, 1 Nëntor 2026

Lokalet regjistrohen 1600 vezhgues vendore

Monitoruesit u perkasin grupimeve te ndryshme dhe ne perfundim te procesit do te hartojne raportin e tyre per zgjedhjet

Zgjedhjet lokale te 8 majit do ti ndjekin nga afer 1600 vezhgues shqiptare pervec vezhguesve nderkombetare te cilet kete vit vijne nga organizata te ndryshime nderkombetare. Keshtu dje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve perfundoi edhe afati per sa i perket regjistrimit te vezhguesve shqiptare duke percaktuar edhe ne menyre perfundimtare numrin e vezhguesve vendas te cilet kane marre bekimin e KQZ-se per te ndjekur nga afer zgjedhjet. Per sa i perket ndarjes se ketyre vezhguesve mesohet se 900 prej tyre jane pjese e Koalicionit te Vezhguesve Vendore. Po keshtu nje grupim tjeter i cili ka paraqitur vezhguesit e tij prane KQZ-se eshte edhe KRIIK Albania dhe po keshtu organizata te tjera te cilat ne menyre te vazhdueshme kane monitoruar proceset zgjedhore ne Shqiperi. Po keshtu dje eshte bere e ditur edhe strategjia qe do te ndjekin keta vezhgues lokale per sa i perket menyres se monitorimit te procesit zgjedhor te 8 majit. Nje qender e madhe e vezhguesve ashtu si edhe pritej do te jete ne Tirane dhe informacioni i ardhur nga te gjitha qarqet do te vije te perpunohet ne kryeqytet permes nje qendre operative qe do te ngrihet. Nga ana tjeter perfaqesuesit e grupimeve te vezhguesve vendas per zgjedhjet e 8 majit bejne te ditur se ne fokus te vezhgimit per here te pare do te jene edhe qendrat rurale dhe ato te thella te cilat gjate proceseve te shkuara zgjedhore nuk kane qene pjese e vezhgimit dhe monitorimit zgjedhor. Po keshtu vezhguesit vendore per here te pare kete vit do te jene prezente edhe ne momentin e mbylljes se qendrave te votimit ne zonat ku ata do te vezhgojne dhe po keshtu prezenca e tyre do te jete edhe ne momentin e dorezimit te materialeve prane komisioneve zonale. Qarqet me me shume vezhgues edhe per kete vit mesohen se do te jene Tirana Elbasani dhe Fieri. Ne perfundim te vezhgimit te tyre perfaqesuesit e vezhguesve vendore do te bejne publik edhe raportin e tyre per sa i perket mbarevajtjes se procesit zgjedhor te 8 majit. Ne kete raport ashtu si edhe ne raportet e nderkombetareve per sa i perket procesit zgjedhor ne Shqiperi do te analizohen nje sere komponentesh qe nisin nga momenti i prezantimit te listave zgjedhore dhe deri tek elemente te rendesishme sic jane incidentet zgjedhore roli i mediave roli i partive politike financimi i fushatave zgjedhore perdorimi i administrates per zgjedhje dhe shume elemente te tjera. Ne perfundime ky raport do te jape edhe qendrimin e tij per sa i perket lirise dhe ndershmerise se zgjedhjeve vendore te 2011-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›