Gene Sharp: Diktatorët i mbështet populli
Vetëm kur ai të zgjohet, ata do ta kenë pisk
Është një natë e errët janari dhe në një cep të metrosë londineze një burrë flet se si duhet që të organizohen revolucionet. Një iranian i ri bën pyetjen: Të rinjtë iranianë janë shumë të zhgënjyer nga brutaliteti i dhunës që përdoret kundër tyre dhe kjo dhunë i ka ndaluar të gjitha protestat e rrugës. Çfarë do tu thoshit atyre? Si do të munden ata që të organizohen sërish? Burri mendon për pak çaste pas kësaj pyetjeje. Pamja e tij nuk ka asgjë prej radikali. Kur nis të flasë, sytë e të gjithëve janë drejtuar tek ai. Mos marshoni nëpër rrugë kundër ushtarëve që kanë mitraloza në duarkjo nuk është gjë e mençur për tu bërë. Por ndërkohë ka gjëra të tjera që mund të bëni dhe që janë shumë më ekstreme se përballja me forcë. Për shembull mund të qëndroni të gjithë në shtëpi, duke e shndërruar qytetin në një vend me një qetësi të plotë. Pra, të gjithë në shtëpi. Qetësi. Djaloshi iranian e pyet: Mendoni se kjo do ta dëmtonte qeverinë? Burri tund kokën në shenjë miratimi.
Ky burrë i urtë është shkencëtari politik, Gene Sharp dhe idetë shpërthyese janë specialiteti i tij. Ai konsiderohet ati i përpjekjeve jo të dhunshme dhe mund të konsiderohet dhe si miku më i afërt i revolucionarëve. Ndoshta më mirë mund të thuash se është ankthi më i keq i diktaturave. Tani është 84 vjeç dhe është një akademik amerikan që ia ka kushtuar pjesën më të madhe të studimeve të tij idesë së mosdhunës dhe jo dhunës, duke e cilësuar mungesën e saj si mënyrën më efektive për përmbysjen e regjimeve shtypëse dhe korruptive.
Këtë natë dimri ai është duke folur para një grupi njerëzish në një takim të organizuar nga Frontline Club i gazetarëve londinezë. Më pas shkon në një dhomë me njerëz rreth tij dhe qëndron i vetëm përballë tyre. Ata, që nuk kanë vend për tu ulur, preferojnë të ulen në tokë për ta dëgjuar. Në njërin mur të dhomës qëndron edhe fotoja e famshme e një vajze që u dhuron lule ushtarëve të armatosur. Ajo fare mirë mund të jetë frymëzuar nga idetë e Gene-s.
Manuali i tij praktik se si duhen përmbysur diktaturat Nga diktatura në demokraci është përhapur si një virus që kur ai e shkroi atë 20 vjet më parë dhe është përkthyer nga aktivistë në më shumë se 30 vende të botës. Ai ka renditur gjithashtu edhe 198 metoda për një veprim të padhunshëm që është shumë i fuqishëm e madje shumë surprizues dhe flet për mënyrat për tua marrë pushtetin nga duart regjimeve të ndryshme. Shembuj të përdorimit të tyre nëpër demonstrata dhe protesta ka pasur shumë.
Në Ukrainë, gjatë vitit 2004 në Revolucionin e Portokallinjtë që i mori triumfin në zgjedhjet presidenciale Viktor Jushçenkos, mijëra demonstrues e shndërruan sheshin e pavarësisë në qendër të Kievit në një det me flamuj portokalli. Kjo ngjyrë ishte edhe ngjyra e fushatës së Jushçenkos. Pikërisht pika 18 e manualit thoshte: shpalosni flamuj me ngjyra simbolike. Në Serbi, aktivistët kundër sundimit të Millosheviçit pas zgjedhjeve të vitit 2000 dolën me parulla si jemi gati apo Ai ka marrë fund, parulla të cilat i kishin vënë edhe nëpër bluzat e tyre dhe posterat për të ndihmuar popullatën që të kuptonte se Millosheviç nuk ishte i pamposhtur. Ky ishte edhe numri 7 i listës së këshillave të Gene-s, ku këshillon përdorimin e parullave, karikaturave dhe sloganeve. Në Kajro, gjatë revolucionit të vitit të fundit protestuesit qëndruan për shumë ditë në një qytet tendash në sheshin Tahrir, ku ata merreshin me art, bënin muzikë dhe këndonin madje këngë kundër Mubarakut. Shumë egjiptianë mblidheshin çdo të premte në këtë vend për të ndjekur protestat dhe mitingjet politike.
Idetë e revolucionit, sipas Sharp-it, bazohen në një premisë të thjeshtë dhe elegante: asnjë regjim, as edhe më brutali dhe autoritari nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e popullit. Ndaj Sharp propozon: Merruani pushtetin!
Veprimet jo të dhunshme, sipas Sharp-it, mund ta shkatërrojnë dhe ta gërryejnë një regjim autoritar si termitet një pemë. Dhe më pas e gjithë ngrehina pëson kolaps.
Për gjysmëshekulli, Sharp riformuloi teorinë e konfliktit jo të dhunshëm dhe përpunoi mjetet. Metodat e tij kanë çliruar miliona njerëz nga tirania dhe kjo ka bërë që edhe regjime diktatoriale si Mianmari dhe Irani të dridhen prej idesë.
Në vitin 2009 ai u nominua për të marrë çmimin Nobel për paqen. Gjatë kryengritjes së Pranverës Arabe, metodat e tij u cituan në mënyrë të vazhdueshme. Por shpesh metodat e tij janë keqinterpretuar. Ai është akuzuar madje dhe si agjent i CIA-s. por Sharp ka vazhduar punën e tij, ndonjëherë edhe pa para. Ai drejton një organizatë, Instituti Albert Ajnshtajn, me seli në shtëpinë e tij, sepse ai nuk ka mundësi të marrë me qira një ambient më vete. Shpesh takohet me njerëz nga më të ndryshëm, që vijnë nga larg për ta dëgjuar dhe për të folur me të. Janë njerëz që duan ndryshimin e situatave të tyre. Ata vijnë për të përfituar nga idetë e jashtëzakonshme të Sharp-it, ide të cilat ai me kokëfortësi i ka ndërtuar dhe mbrojtur përgjatë jetës së tij. Ide të cilat u kanë dhënë fill edhe revolucioneve.
Rebelimi i parë
Kur Sharp-i u diplomua në universitet në vitin 1951, u zhvendos në Nju Jork dhe bëri punë të ndryshme dhe ndërkohë punoi për një libër në lidhje me liderin politik Mahatma Gandi, të cilin e përshkruan si heroin e tij. Në atë kohë SHBA-ja bënte luftën në Kore dhe Sharp-i refuzoi të shkonte në luftë dhe zgjodhi një lloj kundërshtimi të ndërgjegjshëm, atë të mosbindjes civile. Por ai u arrestua më pas nga FBI-ja dhe u mbyll në një burg dhe gjatë këtyre kohëve të vështira ai pati aleat: Albert Ajnshtajnin. Sharp-i ishte vetëm 25 vjeç, por kishte shpalosur ndërkohë një bagazh intelektual për tu pasur zili dhe ky bagazh do të karakterizonte më pas edhe punën e tij. Ajnshtajn u bë një pacifist në fund të jetës së tij dhe sikundër edhe Sharp-i edhe fizikani i madh kishte një admirim për Gandin. Kështu, pranoi që të shkruante edhe parathënien e librit të parë të Sharp-it. Në një letër të datës 2 prill 1952 ai i shkruan Sharp-it: Unë e admiroj thellësisht forcën tënde morale dhe vetëm mund të shpresoj, se edhe pse nuk e di nëse do të kisha vepruar si ju, pra përmes rezistencës civile, e kam gjetur veten disa herë në situatën tuaj. Ndërsa për vepra të tjera të Sharp-it vetë nobelisti i madh, Ajnshtajn, ka shkruar: Si është e mundur që një i ri, i një moshe të tillë të krijojë një vepër kaq të pjekur! Sharp e përdori emrin e Ajnshtajnit në një fjalim që mbajti në gjyqin e tij. Në fund u dënua me 2 vjet burgim.
Momenti Eureka
Pas daljes nga burgu, Sharp u përqendrua sërish në punën e tij. Pas një periudhe të shkurtër në Londër, në krye të një reviste pacifiste, ai u zhvendos në Norvegji dhe u bë pjesë e një instituti kërkimesh në Oslo. Për herë të parë mori mbështetje financiare për veprën e tij dhe kërkimet. Aty punoi me persona të tjerë, me të njëjtën mendësi, një ndër të cilët ishte dhe Arne Naess, që kishte gjithashtu interes për Gandin dhe është sot një nga ambientalistët më të shquar. Për pak kohë gjërat u dukën premtuese, sepse kishte dhe fonde, por pak para përfundimit atë e ftuan që ta bënte studimin e tij pjesë të punës së një instituti paqeje. Sharp nuk donte që puna e tij individuale të bëhej qendër studimesh e një instituti dhe