E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia merr masa ndaj pretendimeve armene

Ankara - Turqia vazhdon në mënyrë aktive masat lidhur me projektvendimin e Kongresit Amerikan, i cili përkrah pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915. Për këtë qëllim një delegacion i grupit të miqësisë të parlamenteve të Turqisë dhe SHBA-së shkoi në Uashington për të bërë takime. Delegacioni i përbërë nga Deputetët e Partisë AK, Xhynejt Jyksel dhe Suat Kënëklëolu si dhe deputeti i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste Mitat Melen i bënë një vlerësim takimeve të tyre në Uashington në një konferencë shtypi.

Deputeti i Partisë AK nga Mardini, Xhynejt Jyksel tha se kjo nismë kishte rëndësi për arsye se ishte vizita e parë e një delegacioni Turk në Amerikë, pas fillimit të mandatit të Presidentit Amerikan, Barak Obama. Jyksel tha se katër anëtarë të Kongresit Amerikan kanë filluar punime për të ngritur në rend projektvendimin në lidhje me çështjen armene.

"Lidhur me këtë çështje ne kemi filluar të marrim masa proaktive përpara se pretendimet armene të vijnë përsëri në rendin e Kongresit Amerikan", -tha Jyksel dhe shtoi se anëtarët e delegacionit gjithashtu bënë edhe fjalime nëpër disa institute të mendimit, kurse përfaqësuesve të instituteve çifute ata u dhanë mesazhin se Turqia asnjëherë në historinë e saj nuk ka qenë armike e Hebrenjve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›