Genjeshtra me e madhe e botes se kryebashkiaku i Tiranes jeton me qira nuk mund te besohet

Cifti Rama po jeton ne suiten me luksoze te njerit nga pallatet qe bashkia e Tiranes i ka dhene per ndertim te birit te Valentina Leskajt. Komshinjte tregojne se suita ska qene asnjehere e banuar nderkohe qe ne arkivat e mediave eshte regjistruar kerkesa e Edvinit qe Lumi Lana te transferohej ne menyre qe pallatit ti rritej vlera e shitjes. Publiku kerkon te dije qirane e suites dhe burimet financiare qe mundesojne pagesen e saj
Tashme publiku po perballet me genjeshtren me te madhe ne bote me ate qe kryebashkiaku i nje metropoli prej 1 milione banoresh dhe qe eshte akuzuar nga sherbime te specializuara se ka fituar nga industria e ndertimit me shume se 600 milione euro qenkesh martuar dhe po jetoka ne nje apartament me qira diku prane godines se bashkise. Perralla te tilla sjane te denja as per parapolitiken e as per republikat e bananeve. Nuk ka nevoje te zbresim ne detaje per te kujtuar mundesite e pafundme te Edvinit per te ligjeruar njerin nga apartamentet e tij si apartamenti zyrtar.
Po pse duhen zyrtarizuar xhanem kur kryebashkiaku tallet diten per diell me ILDKP-ne dhe opinionin publik teksa vetedeklarohet si i pastrehe dhe si krejt i rrenuar ekonomikisht. Atehere cduhet te themi per faktin se cifti kryeopozitar tashme ka marre me qira nje apartament qe po banohet per here te pare pasi eshte ndertuar paradokohesh nga vini re te bijte e Valentina Leskajt deputetes socialiste dhe ish-kryetares se grupit parlamentar socialist. Ne listen e biznesmeneve socialiste qe kane perfituar me shume metra katrore e hapesira ndertimi ne kryeqytet pa asnje transparence e krejt ne kundershtim me ligjin djemte e Leskajt zene bashin e vendit... E bash tek ata cifti kryeopozitar gjen mundesine qe te marre me qira apartamentin qe rasti e do te jete ne katin e siperm suite i thone ne gjuhen e Perendimit ketij luksi afro 200 metra katrore dhe sipas nje te perditshmeje komshinjte dhe administratori deklarojne se ska qene asnjehere i banuar. Mbetet te kete qene domen i ruajtur i pronareve dhe rasti e desh qe pronaret zemergjere sic duhet te jene ia japin me qira as me pak e as me shume sesa shefit politik te nenes se tyre. Gjithmone rasti e do qe ky fakiri paska qene autoriteti qe u paska dhene lejen e ndertimit megjithese i gjithe opinioni publik paska qene kunder pasi ndertimi rrenonte te drejten e ish-pronareve per kompensim shkelte normativat e numrit te kateve dhe srespektonte kurrfare rregulli per hapesirat e gjelbra dhe sherbimet e tjera publike qe i kerkohen nje ndertuesi.
Lidhja e kryebashkiakut me pallatin ku rastesisht paska ndodhur te marre me qira apartamentin per ta shnderruar ne fole te dashurise se trete sqarohet me mire po te mendojme tentativat qe ai pati pas 2005-s per nderrimin e shtratit te lumit te Lanes dhe anulimin e planeve per ndertimin e nje cerdheje vetem e vetem qe pallateve 17 kateshe te Arjan Leskaj tu rritej vlera e shitjes. Me 17 maj 2006 Edi Rama i drejtohej KRRT-se se Bashkise se Tiranes ku i kerkonte midis te tjerave edhe Rivleresimin e pjesshem te lsquoStudimit Urbanistik te miratuar hartuar nga nje studio private thuhet ne nje raportim gazetaresk te atyre koheve. Fillimisht kjo kerkese duket normale por kur nje pjese te anetareve te KRRT-se se bashkise se Tiranes ju desh te ballafaqoheshin me hartat krahasuar me terrenin u pa se kerkesa e Edi Rames ishte si qellim zhvendosjen e shtratit te lumit Lana prane parceles C 15 ku kishte planifikuar sikurse edhe veproi ti jepte leje per ndertimin e tri pallateve Arian Valentina Leskajt vijon raportimi. Eumlshte lehtesisht e kuptueshme se zhvendosja e mundshme e shtratit te lumit Lana bashke edhe me dy bulevardet pergjate tij Bajram Curri dhe Zhan DArk prane parceles C 15 do te rriste ne nje mase te konsiderueshme shitjen per meter katrore te apartamenteve te ndertuara prej Arian Valentina Leskajt citohet raportimi per marredhenien e Edi Rames me ndertuesin e kullave prane Bulevardit Zhan DArk e prane te cilave kryebashkiaku i Tiranes tashme paskesh vendosur te marre me qira suiten e pallatit me te shtrenjte.
Edi Rama ka pergjegjesine te shpjegoje marredheniet financiare qe ka vendosur me pronarin e suites qe ka marre me qira e gjithashtu edhe te shpjegoje burimet financiare se si i perballon shpenzimet.