E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e luftoi korrupsionin megjithe gojet e keqija te opozites

27-10-2010 / Gazeta 55

Megjithese opozita e Edvinit ska reshtur se anatemuari perpjekjet e mazhorances per te luftuar korrupsionin organizata Transparency International ka certifikuar dje reformat e qeverise Berisha duke konfirmuar se Shqiperia ka regjistruar progres ne luften kunder korrupsionit duke ngjitur 8 vende ne klasifikimin e organizates me te njohur ne bote per matjen e antikorrupsionit

Shqiperia ka fituar 8 vende ne renditjen vjetore per sa i takon perceptimit global mbi korrupsionin. Transparency International Albania ka bere sot publik nje perceptim per vitin 2010-te bazuar ne sondazhet e 6 kompanive boterore.
Sipas ketij publikimi Shqiperia eshte ngjitur me 8 vende ne renditje krahasuar me vitin 2009 ku pozicionohej ne vendin e 95-te. Ndonese ky ishte rezultati perfundimtar perfaqesuesi i TIA-s Endri Shabani theksoi se vendi yne ka fituar 8 pike krahasuar nga nje vit me pare ndonese korrupsioni mbetet ende problem.
Sipas tij ky sondazh eshte i bazuar mbi gjashte burime te cilat vleresojne burimin e korrupsionit. Ky perceptim i sivjetshem i referohet periudhes 2009 deri ne muajin shtator te vitit 2010.
Sipas publikimit me te fundit nga Transparency International Albania Shqiperia shenon nje rritje prej 3.3. Shqiperia renditet e 87-ta ne bote dhe e 6-ta ne Ballkan.
Indeksi i Perceptimit te Korrupsionit 2010 eshte nje tregues i perbere qe mbeshtetet mbi 13 sondazhe e anketime te ndryshme te perpiluar nga 10 institucione te pavarura te perzgjedhura mes vezhguesve me eksperience si lidere te biznesit eksperte e analiste vendas.
Kerkimet dhe analizat per CPI 2010 jane realizuar gjate periudhes Janar 2009 - Shtator 2010. Llogaritja e indeksit per Shqiperine eshte realizuar nga 5 institucione te pavarura nepermjet 6 burimeve te dhenash Fondacioni Bertelsmann Economic Intelligence Unit Global Insight Freedom House World Economic Forum.
Ne rajonin e Evropes Jug-Lindore permiresim te dukshem kane shenuar vendet e Ballkanit Perendimor vecanerisht Maqedonia qe ka pasur rritje ne pike nga 3.8 ne 4.1 dhe me 9 shkalle klasifikimi duke arritur rezultat te njejte me Kroacine e cila ka reflektuar rritje te lehte ne klasifikim por jo ne pike.
Nderkohe qe vendi i pare ne rajon vazhdon ti perkase Turqise me noten 4.4 duke u renditur e 56-ta ne klasifikim.
Shqiperia le prapa Bosnje - Hercegovinen dhe Kosoven e cila i eshte shtuar per here te pare indeksit. Mali i Zi shenon nje renie ne pike nga viti 2009 por pa ndryshuar ne klasifikimin rendites dhe duke pasur nje pozite te njejte me Rumanine e duke lene prapa Bullgarine vendet me te reja te BE-se.
Ne kete pasqyre rezultatesh e analizash vlen te theksohet progresi ne reformat e nisura ne vendet e Ballkanit Perendimor si vende aspirante per hyrjen ne Bashkimin Evropian si dhe te percohet qartazi mesazhi se transparenca dhe pergjegjshmeria jane themelore per te rivendosur besimin dhe rimodeluar nje arkitekture te re kundra korrupsionit duke sjelle shprese drejtesi dhe reforma pozitive. Pa to zgjidhjet e politikave ndaj krizave boterore do te ishin ne rrezik.
Sipas ektij raporti Greqia eshte vendi me i korruptuar ne bote duke lene pas Rumanine dhe Bullgarine. Sipas ketij indeksi Greqia bie me 7 vende renditet si Kina ne vendin e 78. Edhe Italia eshte pozicionuar shume poshte duke u renditur ne vendin e 67 pas Ruandes.
Nderkohe SHBA renditet ne vendin e 22 nje pozicionim jo i mire qe lidhet dhe me praktikat mashtruese financiare qe cuan vendin ne recesion. Ajo qe te bie ne sy eshte perkeqesimi i treguesve ne disa vende kjo per shkak te keqqeverisjes. Keshtu Rusia eshte vend i fuqishem ekonomik dhe kjo bie ndesh me listimin e saj qe eshte ne vendin e 154 dhe kjo ndodh per shkak te korrupsionit politik. Transparency International gjithashtu thekson se ata qe vuajne nga korrupsioni jane te varfrit.
Transparency International ne raportin per indeksin e korrupsionit 2010 arrin ne perfundimin se vendet e goditura nga lufta jane dhe me te korruptuarat duke renditur edhe vendet me treguesit me negative si Somalia Burma Afganistani dhe Iraku.
Piket me te larta ne CPI 2010 i ka marre Danimarka Zelanda e Re dhe Singapori me 9.3 te ndjekura nga Finlanda e Suedia me 9.2 dhe Kanadaja me 8.9. Duke reflektuar stabilitet politik si dhe institucione publike solide e funksionale. Nderkohe ne fund te klasifikimit vazhdojne te mbeten qeverite e paqendrueshme dhe me konflikte te trasheguara si Afganistani e Mianmar me 1.4 pike dhe Somalia ne vendin e fundit me 1.1 pike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›