E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Xhillari Rama smund te kete me privacy pasurie

27-10-2010 / Gazeta 55

Gruaja e kryeopozitarit tani smund ti mbaje te fshehta pasurite por eshte e detyruar te zbardhe ndarjen e pasurise me ish-bashkeshortin si dhe te listoje burimet qe kane sjelle krijimin e pasurive ne Tirane e gjetke

Deri para dy ditesh Linda Xhillari Rama ska pasur detyrimin ligjor qe te deklaroje pasurine e saj qe ka krijuar nga puna e saj shumevjecare e saj apo edhe e trasheguar nga jeta bashkeshortore shumevjecare me bashkeshortin Thanas Xhillari. Ajo ka pasur mundesi te mos flase deri me tani as per marredheniet ndermjetesuese qe ajo ka ushtruar mes mjaft biznesmeneve te kryeqytetit dhe kryebashkiakut te Tiranes por tashme prej dy ditesh keto privilegje te privacy-se nuk gezohen me. Linda Rama tashme ka detyrimin ndaj opinionit publik te kryeje transparencen e ndarjes se pasurive me ish-bashkeshortin e saj si dhe te zbardhjes se fitimeve qe asaj i vijne nga aktiviteti i perditshem ne Bordin e Fondacionit Shoqeria e Hapur apo ne marredhenie te tjera financiare me te tretet. Linda Xhillari Rama duhet ti thote opinionit publik sa apartamente garazhe toka e shtepi ne bregdet posedon nese i posedon dhe te tregoje burimin e krijimit te pasurise gjithmone sipas detyrimeve te legjislacionit ne fuqi. Edhe pse deklaroi me perulje te enjten e para dasmes se ajo dhe Edvini do te jetonin ne nje shtepi me qira tashme Linda Xhillari nuk eshte me nje qytetare qe ka prerogativen e ruajtjes se privacy-se. Ligji le te mos prese detyrimet ligjore por edhe opinioni publik i kerkojne asaj te beje transparencen e pasurise dhe sa me shpejt ta beje ate aq me mire do te jete qofte per te qofte per bashkeshortin e saj te ri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›