Genocid gjinor KE Bombe sociale qe kercenon Evropen

Dita e parë e sesionit të vjeshtës së Asamblesë parlamentare në Bruksel është dominuar nga debati mbi përzgjedhjen e gjinisë së fëmijës para lindjes në favor të meshkujve.
Shifrat e publikuara tregojnë se preferenca për djem ka marrë përmasa shqetësuese në Shqipëri, Armeni, Azerbaxhan dhe Gjeorgji. Kështu, nëse raporti mesatar normal i lindjeve të fëmijëve shënon shifrat 105 djem për 100 vajza, në Shqipëri, Armeni dhe Azerbaxhan shifrat shënojnë 112 fëmijë djem të lindur për 100 vajza.
Asambleja u bëri thirrje autoriteteve të këtyre vendeve “të mbështesin trajnimin e stafit mjekësor mbi zgjedhjen bazuar mbi seksin e fëmijës dhe pasojat negative të një vendimi të tillë” si dhe përshtatjen e legjislacionit në këto vende për përzgjedhjen e gjinisë falë teknologjive të riprodhimit të asistuar dhe abortin legal, përvecse kur kjo është e justifikuar për të shmangur sëmundje të trashëgueshme. Përfaqësuesja e Luksemburgut në debat, Ledi Er, shprehu frikën mbi një genocid gjinor kundër fëmrave që nëse vazhdon sipas saj, do të kthehet në një bombë sociale që do të kërcënojë Evropën.
Elona Mamushi