Kupa e Shqiperise shmanget perballja e te medhenjve

16 skuadrat e kualifikuara për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë kanë njohur kundërshtarët e tyre në raundin tjetër të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Shorti i hedhur në selinë e Federatës ka përcaktuar katër grupe, ndërsa ka eliminuar përballjet mes skuadrave të mëdha dhe pretendente për të fituar trofeun në fund të sezonit.
Fituesja e edicionit të kaluar, Tirana është vendosur në Grupin A, bashkë me Lacin, Shkumbinin dhe Apoloninë. Në grupin B do të luajë Flamurtari, Teuta, Pogradeci dhe Kamza, ndërsa një rrugë më të lehtë, shorti ka përcaktuar për Skënderbeun. Kampionët në fuqi janë vendosur në grupin C, ku Kastrioti shihet si rivali më i fortë për krocarët, ndërsa dy skuadrat e tjera janë Luftëtari dhe Besa, të cilat luajnë në Kategorinë e Parë. Në grupin D të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të luajnë Vllaznia, Bylis, Dinamo dhe Elbasani, ku skuadra shkodrane shihet si favorite për të kaluar në raundin tjetër të këtij kompeticioni, i cili në këtë sezon do të vijë me një format të ri.
Sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur të heqë sistemin me eliminim direkt, ndërsa turi I dytë do të luhet si kopje Ligës së Kampioneve. Skuadrat do të përballen me njëra tjetrët dhe dy skuadrat e cdo grupi që do të grumbullojnë më shumë pikë do të kualfikohen në raundin tjetër. Ndeshjet e parë në grupet e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 19 tetor.
Nertan Prifti