E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojerat Olimpike Londra inaguron pisten e atletikes

Londra ka inaguruar pistën e re të atletikës, kur mbetet më pas se një vit nga nisja e Lojrave Olimpike 2012. Në stadiumin e ri “Olimpik’ fituesja e medaljes së argjendit në 1500 metra Hannah England ka provuar për herë të parë pistën, ku do të zhivllohen garat më të rëndësishme të atletikës botërore. Me një sipërfaqe prej 16.000 metra katrorë, kjo pistë është projektuar nga një kompani italiane, ndërsa cilësohet si një nga krenaritë e Olimpiadës së ardhshme. 

Me inagurimin e kësaj piste, organizatorët e Londër 2012 kanë treguar edhe një herë se do të jenë gati përpara nisjes së turneut gjigand të sportit botëror. Stadiumi “Olimpik” i Londrës do të promovojë edhe kandidaturën e kryeqytetit anglez për të marrë organizimin e Botërorit 2017 të atletikës, por që tani është bërë një objekt gare për dy nga klubet më të njohur londinezë.

Skuadrat e futbollit Ëest Ham dhe Tottenham kërkojnë të marrin pronësinë e stadiumit në përfundim të Lojrave Olimpike, por problem mbetet pikërisht pista, e cila është e papërshtatëshme për një stadium futbolli. Klubet do ta modifikonin, por ministri britanik i sporteve Hugh Robertson ka bërë të ditur se pista e atletikës nuk do të preket.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›