E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta Ismaili i futet punës, nga kuzhina në shkollë

Jemi mësuar ta shohim me mikrofon në dorë, teksa dhuron performanca të shkëlqyera në skenë, jo vetëm me zërin, por edhe me lëvizjet e saj. Këngëtarja kosovare Genta Ismaili shquhet për talentin e saj edhe në kërcim. Por ne zbuluam që ajo ka edhe disa talente të tjera, që na i ka mbajtur fshehur. 

Në njërën prej këtyre fotove, Gentën e shohim të përkushtuar përpara klasës. Nuk e dimë nëse është në rolin e studentes apo në atë të profesoreshës. Veç kësaj, ajo na çudit me një tjetër pamje. Ulur përtokë ajo po gatuan fli, një pjatë tradicionale kosovare. Me sa dimë, Genta Ismaili është ende singëll, por pas këtyre fotove nuk është çudi që ta shohim të bëhet nuse.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›