E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani raport kritik Kosovës: Nevoja imediate për ilaçe nëpër spitale

totozani-ne-konferemceTiranë- Standartet, cilësia dhe nevojat për një shërbim shëndetësor të denjë, janë tre nga shtyllat e rrëzuara të sistemit shëndetësor shqiptar.

Ky është alarmi që ka ngritur raporti i institucionit  të Avokatit të Popullit, pas monitorimit të situatës në Qëndrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dhe spitale të tjera të vendit.

Ajo që është më evidente dhe thellësisht problematike thuhet në raport, ka të bëjë me mungesën e medikamenteve.

“Medikamentet në Shërbimin e Onkologjikut, pra për të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të rënda, nuk janë të mjaftueshme dhe investimi shtetëror në këtë drejtim është pothuajse përgjysmuar, nga 5.6 milionë që ka qenë në 2009, sipas të dhënave që disponojnë ekspertët tanë, ka zbritur në 2.7 milionë dollarë. Ndërkohë që kemi pothuajse një dyfishim të këtyre sëmundjeve, gjë që e bën emergjente dhe kërkesa jonë në mënyrë të veçantë për këto medikamente është emergjente dhe presuese ndaj institucionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë organeve të tjera që përbëjnë autoritetet rregulluese në sistemin e shëndetësisë. Eshtë një gjendje e papranueshme”, thotë kreu i P-së, Totozani.

Duke theksuar se nevoja për furnizimin e spitaleve me medikamente, është imediat, pasi çmimet nëpër farmaci janë tepër të kushtueshme dhe të papërballueshme.

Për këtë, institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar rekomandime dhe një raport kritik ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›