Rama: Më 23 qershor, do derdhen votat si shi për opozitën, 6 mandate në Berat
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së, për Beratin pasditen e djeshme, u shpreh i bindur se “Aleanca për Shqipëri Evropiane,” do të marrë 6 mandate në Berat.
“Ky shi që hapi fushatën e skuadrës sonë të Rilindjes në Berat, ashtu dhe votat e 23 qershorit do derdhen nga të 4 anët e këtij qarku për PS dhe “Aleanca për Shqipëri Evropiane,” dhe do i japim Parlamentit të Shqipërisë të paktën 6 deputetë nga qarku i Beratit. Nëse ju e merrni edhe pak me inatin karakteristik beratas i bëjmë dhe 7”, premtoi Rama.
Kryesocialisti Rama, shprehu mirënjohjen për të gjithë ato figura socialiste që kanë kontribuar për qarkun e Beratit, dhe tashmë ndodhen në front të ri si Erjon Brace, apo që nuk është më në lista si Marko Bello.
“Unë dua në fillim të fjalës time të shpreh disa mirënjohje. Në radhë të parë i shpreh mirënjohjen time të madhe një deputeti të vjetër edhe pse në moshë ë re që disa mandate e përfaqësoi denjësisht popullin e Beratit, dhe sot gjendet në vijën e parë të frontit për Fierin, Erjon Brace. Mirënjohje dhe një tjetër deputeti që edhe pse nuk është në lista ka shërbyer në dy legjislatura, Marko Bellos. Më tepër dua ti shpreh mirënjohje të thelle një njeriu që e kam mik Selman Hoda. Dua ti jem mirënjohës dhe ta siguroj që po mbaron periudha e rezistencës për të mbrojtur Beratin nga qeveria, kryetarin e Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi. Me këtë bereqet që paralajmëron ky shi do mbyllet votimi në Berat për PS dhe ‘Aleancen për Shqipërinë Evropiane” që përbën një triumf”, theksoi Rama.
Rama iu drejtua me një pyetje edhe demokratëve që votojnë PD.
“Ti bëj një pyetje atyre që votojnë PD, demokratëve të këtij qarku dhe pyetja ime është se cili vend, cili shtet fqinj, cili shtet në Ballkan dhe vend dhe shtet në Evropë, që do mund ta kishte këtë pasuri të jashtëzakonshme që nuk është vetëm pasuri shqiptare por dhe botërore do e kishte lënë në pikë të hallit”, iu drejtua Rama demokratëve, duke i kërkuar që të “Rilindin PD”.
“23 qershori, i rëndësishëm sa i 22 marsi i 92. vota e 23 qershorit, nuk vend se kush do qeverisë gjatë 4 viteve të ardhshme por fatin e një gjenerate të tërë. Nuk i them demokratëve të bëhen socialist, por ndihmojeni PD të shpëtojë, dhe të ‘Rilindë’, mos e votoni PD e Saliut që në opozitë ta shëroni bashkë me të tjerë”, përfundoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Moskandidimi i Braçes në Berat, Rama: Çdo njeri është pozicionuar me qëllim fitoren