E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB6, Anaidi i kundërpërgjigjet sulmeve: Ti Rike je si burrë!

TIRANE-Dalja e Joanës nga shtëpia televizive e Big Brother ka shkaktuar jo pak zhurmë për Anaidin dhe sulmin që disa banorë po e drejtojnë karshi tij.
Një prej tyre, Rike, e ka pyetur Anaidin nëse do i ftojë në dasmën që do bëjë me Joanën.

Teksa bisedojnë për surprizën e Rikes, ajo e pyet Anaidin, si për të hapur një diskutim me të. “A do të na ftosh në dasmë kur të martohesh me Joanën?”, e pyet Rikja, ndërsa Anaidi i thotë se ka për t’i ftuar të gjithë.

“Vetëm ndërroni fytyrë kur të martoheni”, i thotë Rikja. “Do të marrim fytyrën tënde”, ia kthen Anaidi. “Fytyra ime është shumë e bukur për ju”, vazhdon të shprehet Rikja, duke vazhduar kështu të pasojnë batutat e njëri-tjetrit për disa minuta.

“Për Zotin, nëse të krahasoj me të dashurën e fundit që kam pasur, të vë një 5-së me hatër”, i thotë Anaidi. “Zoti nuk thotë çfarë ke pasur, por çfarë ke”, ia kthen Rikja, ndërsa Anaidi thotë se ajo nuk e di farë se çfarë të dashur ka ai. “Më vjen shumë keq për ty”, ia kthen Rikja, ndërsa ruan qetësinë dhe qesh pas batutave që thotë, teksa është ende duke i rënë kitarës.

“Që të jesh femër, nuk duhet të jesh vetëm e bukur. S’duhet të jesh kështu si burrë”, i thotë Anaidi, gjë që e prek Riken dhe i tregon se nuk i intereson opinioni i tij. “Ti je si burrë i vogël, si lace”, vazhdon t’i thotë Anaidi, ndërsa Rikja i thotë se i ka të dyja në vetvete.

Debati me Elonën
Ndërsa Anaidi largohet nga Rikja, duke mbyllur diskutimin me të, për shkak të heshtjes së Rikes, duke mos dashur të vazhdojë diskutimin, ai shkon afër tavolinës ku ndodhet Shpendi dhe Elona duke luajtur Ping-Pong.

Elona ka dëgjuar nga Anaidi në diskutim me Riken, që ka përmendur fjalën arsye dhe përfiton për t’i bërë një pyetje Anaidit. “Po ti Anaidi, a nuk duhet të jepje një arsye gjatë spektaklit, ndërkohë që të bënë një pyetje?”, e pyet Elona dhe pas kësaj pyetjeje fillon një diskutim mes tyre, i cili bazohet më tepër për sa i përket reagimit të tij gjatë spektaklit. Elona i tregon se ai ka ndenjur i leshur dhe se nuk i ka dhënë një përgjigje opinionistit kur e ka pyetur nëse ai ka vendosur të na tregojë Anaidin e vërtetë në një moment të lojës.
Ndërsa Anaidi i kujton se opinionisti për gjatë gjithë këtyre javëve i ka vënë në dukje Elonës pasivitetin që e karakterizon. “Këtë gjë nuk e ka thënë asnjëherë”, ia kthen Elona.
“Mua tani më bëri një pyetje, të cilës unë nuk iu përgjigja, ndërsa ky më thotë që iu përgjigja”, thotë Rikja, duke e akuzuar Anaidin se iluzionin dhe vendos në gojën e të tjerëve fjalë që as nuk i kanë thënë. “Mos më shqetëso se jam duke folur me Elonën”, ia kthen Anaidi.
“Komentet e atij nuk ma mbushin mendjen për të të ndërruar mendjen për ty”, i thotë Anaidi Elonës, duke vazhduar diskutimin me të. Ndërsa Elona i bën të qartë e janë veprat e tij që vërtetojnë gjithçka që është thënë për të. “Je treguar shumë banale për të ardhur deri këtu”, i thotë Anaidi, duke i përmendur edhe debatet që ka pasur me disa nga banorët që kanë dalë nga shtëpia. “Nuk mund të më bindë Arjani mua tani për ty”, shprehet Anaidi për opinionisitin, ndërkohë që Elona mendon se i ka dhënë të gjitha provat për të dëgjuar ato opinione për të.

Diskutimi i tyre më vonë degjeneron në ofendime, ku Elona i kujton atij lojën që ka bërë bashkë me Joanën duke përdorur Edberin, ndërsa Anaidi i tregon se ajo nuk është aspak e drejtë dhe këtë gjë e ka treguar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. “Ti nuk je askush për ta gjykuar këtë gjë”, shprehet Elona.

Ata kujtojnë ngjarje të ndodhur gjatë javëve të kaluara, ndërkohë që herë pas herë ofendojnë njëri-tjetrin në debat e sipër.

“Ke ardhur këtu me parime. Ikni me gjithë parimet tuaja”, shprehet Anaidi, ndërsa Elona i tregon se parimet e saj ka hyrë për t’i treguar tek të tjerët e jo tek Anaidi.
“Mundohu të flesh të paktën tani e të mos mendosh për lojërat që të kanë mbetur pa bërë”, vazhdon t’i thotë Elona, ndërsa ironitë mes tyre s’kanë të sosur. “Mos ki merak se lojërat mua më kanë nxjerrë një anë tjetër”, ia kthen Anaidi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›