E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Malaj: Shqiptarët meritojnë fushatë pozitive, larg përbaltjes dhe grindjeve partiake

TIRANË- Arben Malaj, kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës, në prag të zgjedhje parlamentare të 23 qershorit, i ka bërë apel partive politike që të zhvillojnë një fushatë pozitive.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Malaj thekson se shqiptarët meritojnë të clirohen nga tensionet elektorale.

“Ne në këto zgjedhje duhet të bëjmë vetëm fushatë pozitive. Pozitiviteti rrit pjesmarrjen në votime, votuesit influencohen nga shpresa dhe jo nga pasiguria dhe frika. Pozitiviteti lehtëson garën sepse qartëson votuesit. Pozitiviteti e bënë më të lehtë fitoren, (shikoni këtë grafik të marketingut politikë në përballjen Obama-Romney) Të majtët orientohen tek suksesi që vjen nga pozitiviteti, të djathtët tek fitorja që vjen nga fushatat negative. Ekipi ynë në Vlorë do të bazohet në fushatën vetëm pozitive. Shqiptarët meritojnë të clirohen nga tensionet elektorale, grindjet partiake, fushatat përbaltonjëse dhe konfliktuale”, thekson Malaj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›