E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Parlamentare, Gjana: Ja pikat ku nuk bien dakord PD-PS

TIRANË- Bashkëkryetari demokrat për reformën parlamentare, Jemin Gjana deklaron se janë dy cështjet për të cilat PD dhe PS nuk bien dakort. Ai sqaron se këto cështe nuk mund të diskutohen pasi prekin cështje të interpretimit të dispozitave kushtetuese.

“Janë dy cështje që janë adresuar nga opozita, e cila këmbëngul, cështje këto jo në përputhje me mandatin që ka ky grup pune i ngritur nga konferenca e kryetarëve, sepse të dyja cështjet prekin cështje të interpretimit të dispozitave kushtetuese, edhe ajo që ka të bëjë me votimin e dekreteve të Presidentit edhe ajo që ka të bëjë me fjalën e kryeministrit në seancë plenare. Janë jashtë mandatit, përtej mandatit, cështje të cilat nuk mund të adresohen nga ky grup pune për tu futur në diskutime dhe për tu paraqitur, për tu diskutuar si amendamente. Të gjitha cështjet e tjera janë pranuar dhe unë e konsideroj të mbyllur aktivitetin e këtij grupi pune, nuk ka më cështje të tjera për të adresuar”, tha Gjana.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›