E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genti Lako bëhet baba, vjen në jetë Elektra



Genti Lako, krijuesi i njohur i shumë këngëve “hit”, dhe bashkëshortja e tij, Migena Lako kanë përjetuar këto ditë gëzimin më të madh të jetës së tyre, pasi janë bërë prindër për herë të parë. Rreth orës 11:00 të datës 28 shkurt erdhi në jetë Elektra, një beb që gëzon shëndet të plotë, dhe që sapo lindi mori emrin që i kishte zgjedhur babai i saj kompozitor. Një fëmijë shumë i bukur, që deri tani duket si kopja e të atit, përveç syve që janë krejtësisht të mamit të saj. Migena, drejtoreshë marketingu pranë “Panorama Group” ka lënë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe është kthyer në shtëpi me vajzën, për të shijuar ditët e para si nënë. Pas një viti ceremoni zyrtare celebrimi në Bashkinë e Tiranës, Genti dhe Migena vendosën të sjellin në jetë fëmijën e tyre. Këto ditë çifti ka marrë shumë tufa me lule, telefonata dhe mesazhe urimi, ndërsa janë kujdesur për arredimin e dhomës së vajzës në apartamentin e tyre, ku jetojnë prej një viti. Historia e dashurisë së tyre nisi mbi katër vite më parë, kur Genti me krijimet e tij solli një frymë të re në tregun muzikor dhe Migena njihej si organizatore e festivalit “Mikrofoni i Artë”, dhe drejtoreshë e radios “Plus 2”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›