E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Rritja e rrogave, e pamundur



Partia Socialiste reagoi dje pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë për sa kohë shqiptarët i japin atij votën. Sipas Deputetes Mimi Kodheli, Kryeministri i Ruzhdies me një dorë të jep rritje rroge dhe me të dyja duart ta merr sërish. "Kryeministri i Ruzhdies deklaroi se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë për sa kohë shqiptarët i japin atij votën, por Sali Berisha me një dorë të jep dhe me të dyja duart të merr. Rritja e pagave dhe pensioneve me 10% jo vetëm që është thuajse e pamundur të realizohet pa dëmtuar edhe më tej ekuilibrat, tashmë të cenuar rëndë, makroekonomikë të vendit, por ajo është edhe e pamjaftueshme për të përballuar nevojat minimale të familjeve shqiptare në këtë situatë të shtrenjtimit të gjithanshëm të jetesës për të cilën i detyrohemi zotit Berisha", deklaroi Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›