E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jolie mërzitet derisa Pitt xhiron film

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 18:20

Një burim i afërt me Angelina Jolien ka zbuluar se aktorja është e pakënaqur e qëndrimin në Britaninë e Madhe, pasi që shumicën e kohës e kalon në dhomë me fëmijët e vet, derisa Brad Pitt xhiron film.

Kur Brad Pitt mori rolin për të luajtur në filmin “World War Z”, i cili xhirohet në Britaninë e Madhe, Angelina Jolie vendosi që t’i bashkëngjitet në rrugë, por tash ka shprehur keqardhje për shkak të këtij vendimi.

Një burim i afërt me aktoren ka zbuluar për “US Weekly” se xhirimi i filmit është zgjatur dhe se Jolie thënë më shkurt është mërzitur.

“Ajo nuk është e kënaqur, pasi që tërë ditën rri ulur në dhomë, derisa Bredi xhiron film. Xhirimi zgjat disa orë, ndërsa gjatë kësaj kohe Angelina është vetëm me fëmijë dhe nuk ka çfarë të bëjë”, ka thënë burimi.

Xholi së shpejti pritet të kthehet në SHBA, derisa Pitt do të mbetet në Britani të Madhe deri në përfundim të xhirimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›