"Nena dhe mjeket me falen jeten e dyte"
Nena te fal jeten vetem nje here, por te Marigleni ka ndodhur ndryshe, nje here kur ka lindur edhe pas 22 vjetesh jete kur i ka dhuruar veshken. Mariglen Sulejmani vetem nje muaj me pare i eshte dashur te kryeje nje nderhyrje te veshtire ne Itali, transplantimin e veshkes. Ky operacion eshte i pari i ketij lloji qe eshte kryer nen asistencen e mjekeve shqiptare dhe italiane dhe se shpejti do te realizohet edhe ne vendin tone. Po e njejta nderhyrje eshte bere edhe te nena e tij, e cila ka qene donatorja. Pas nje muaji, Marigleni te hap deren e shtepise, te mirepret dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore. Ndersa, nena e tij, Selvia, vazhdon te mbaje perreth kembeve nje batanije.
Mariglen, ju tashme keni kryer transplantimin e veshkes, a mund te na tregoni se si ishte operacioni?
Nje muaj me perpara, pas kryerjes se analizave ne Shqiperi dhe procedurave te nevojshme se bashku me nenen, e cila me dhuroi veshken, u nisem per ne Itali. Aty nje ekip mjekesh dhe infermieresh na kane pritur dhe menjehere filluan me trajtimin qe ne duhet te benim. Me daten 29 janar, ashtu edhe sic ishte parashikuar sipas marreveshjes se Ministrise se Shendetesise me INTERREG 3, une duhet te kryeja kete operacion. Mengjesi i asaj dite ka qene plot emocione dhe ankth per mua. Nuk e di se si do te dilja nga salla dhe sa i suksesshem do te ishte ky operacion. Por kete nuk e kisha vetem per vete, por edhe per nenen, e cila do te me dhuronte veshken. Nje muaj qe ne te dy qendruam ne Bari, ishte koha e mjaftueshme per t'u ngritur ne kembe dhe per te bere nje jete normale.
Si ishte momenti i zgjimit, pas daljes se narkozes? Si u ndiet?
Mbaj mend qe ne momentin e pare me eshte pire shume uje. Po keshtu edhe gjate gjithe dites, por mjeket dhe infermieret me jepnin shume pak cdo nje ore ose me shuanin etjen vetem me copa akulli. Ditet e para ndieja dhimbjet e plages, por me kalimin e kohes ato u lehtesuan dhe arrita te ngrihesha shume shpejt ne kembe. Levizjet e para i kam bere me shpjet se nena ime, e cila u ngrit me vone, ndersa sot vazhdon te ndieje edhe disa dhimbje te vogla te plages, kurse une i kam me te shpeshta.
A ka qene e lodhshme, kryerja e procedurave dhe dokumentacionit per te shkuar ne Itali?
Fillimisht duhet te siguroja dhuruesin, dhe nena ime ka takuar mjeket e QSUT-se, te cilet i kane pohuar se duhet te kryenin analizat familjaret, per te pare perputhjen e grupit te gjakut. Analizen e pare e kam bere une dhe dola me grup gjaku A pozitiv. Me pas ishte nena, e cila beri edhe ajo analizen edhe doli me po te njejtin grup gjaku. Keto analiza ua treguam mjekeve te repartit te nefrologjise, te cilet i thane nenes te mendohej se, nese do te ishte donatore dhe nese do te pranonte per dialize apo per transplantim. Por, ajo nuk e ka diskutuar fare dializen dhe menjehere kemi plotesuar formularin per transplantimin e veshkes. Kane qene mjeket, ata qe jane kujdesur per kalimin e te gjitha procedurave dhe dokumentacioneve, qe une duhet te plotesoja. Pa ndihmen e tyre, une sot nuk do te isha ne gjendje te ecja, apo edhe te rrija ulur. Ndaj dua t'i falenderoj te gjithe mjeket e pavijonit te nefrologjise si dhe Ministrine e Shendetesise dhe projektin INTERREG 3, qe me falen jeten e dyte. Por, edhe nenen time, e cila hoqi veshken nga trupi i saj dhe me dha jeten e dyte.
Kur kane qene problemet e para ne shendetin tuaj, si jane shfaqur ato?
Kam bere nje jete shume aktive dhe per kete gje me vjen shume habi se si mund te kisha probleme. Gjithmone kam qene nje futbollist i mire, ku luaja ne fusha te medha te lagjes. Por, kam studiuar edhe ne Liceun Artistik per fizarmonike dhe piano dhe me eshte dashur qe me ore te tera te punoj dhe te mesoj pjese te ndryshme. Por problemet kane filluar prej kater vjetesh. Fillimisht me nje bllokim te urinimit. Pas ketyre shqetesimeve te para, kam kryer analiza edhe me kane dale me nivele te larta te albumines dhe infeksioneve. Shtrimet ne spital ishin te njepasnjeshme dhe keto me detyruan qe edhe shkollen ta mbaroja me dy vjet vonese, per shkak te mungesave qe ishin te shumta. Nderkohe qe diplomen ende nuk e kam marre, pasi diten qe duhet te shkoja ne provm jam shtruar ne gjendje te rende ne spital.
Po dialize a keni kryer?
Vetem per tre muaj, me pas u mundesua ikja ime ne Itali dhe tashme, qe kam tre dite qe jam kthyer, jam shume mire. Por kete jete te dyte ia kam borxh nenes sime dhe mjekeve, si ne Itali ashtu edhe ketu ne QSUT, prandaj te gjithe dua t'i falenderoj per punen dhe ndihmen qe me kane dhene.
Intervistoi
Sonila Isaku