E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Michaelndalohet nga policiai dehur e i droguar

LONDER- Këngëtari britanik George Michael është ndaluar sot nga policia britanike, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe i droguar.

Majkëll 47 vjec , i cili është arrestuar dhe herë të tjera për të njëjtën arsye, u lirua me kusht pasi ishte protagonist i një aksidenti, të ndodhur në korrik, kur makina e këngëtarit goditi një ndërtesë gjatë rrugës në veri të Londrës. Ai duhet të paraqitet në gjykatën e Hughbury në 24 gusht.

Këngëtari, i cili u bë i famshëm ndërsa ishte pjesë e grupit “Wham”, para se të niste karrierën e suskseshme i vetëm, iu hoq e drejta e patentës për 2 vjet dhe u dënua me 100 ditë pune në një qendër shërbimi, pasi drejtonte makinën i droguar.

Fituesi i cmimit Grammy ka shitur rreth 100 milionë albume si artist solo, duke fituar fame dhe fansa në të gjithë botën, sidomos me hitet "Careless Whisper" dhe "Faith."
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›