E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet kontrataAeroporti i Prishtinësjepet me koncension

PRISHTINE- Qeveria e Kosovës nënshkroi të mërkurën kontratën me konsorciumin “Limak-Lyon” për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Kontrata e parë e koncesionimit në Republikën e Kosovë përfshin zgjerim dhe operim për 20 vjet të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se kjo është hera e parë që autoritetet kosovare nënshkruajnë një kontratë të tillë.

“Ky konsorcium do të modernizojë dhe zgjerojë ANP-në duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e terminalit të ri me gjerësi 25 mijë e 31 metër katrorë, kullën kontrolluese, ndërtesat e ndërlidhura, platformën e re, si dhe investime tjera”, tha Limaj.

Ndryshe, pas ceremonisë së sotme, konsorciumi “Limak-Lion” dhe Qeveria e Kosovës do të kenë edhe 180 ditë tjera për përmbushjen e të gjitha kushteve paraprake për përmbushjen e kësaj kontrate

Ofertuesi i përzgjedhur “Limak-Lion” dhe Qeveria e Kosovës duhet të përmbushin disa kushte para se kontrata e Partneritetit Publiko-Privat të hyjë në fuqi.

Deri në fund të vitit, koncesionuesi duhet t’i transferojë punonjësit e ANP-së tek operatori i ri, të miratojë dizajnin për terminalin e ri të aeroportit dhe të bëjë përmbylljen financiare.

Konsorciumi “Limak-Lion” i ofron Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›