Hakmarrja, i riuekzekutohet meplumb në kokë
DURRËS- Vrasje me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Viktimë ka mbetur një 18-vjecar i identifikuar nga policia si Mario Curri. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 14:30, në vend qendrimin e furgonave në Durrës, ndërsa policia sqaron se, hakamrrja është shkaku i vrasjes së të riut.
Vrasja ka lidhje me vrasjen e 3-fishtë të ndodhur në janar të këtij viti në Durrës, në një lokal bastesh, e duket se është një vrasje për larje hesapesh. 6 muaj më parë është vrarë babai i 18-vjecarit.
Forca të shumta të policisë së Durrësit, ndodhen tashmë në vendngjarje, ku kanë nisur edhe hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj vrasje. Policia që ende nuk ka zbardhur vrasjen e të atit të 18-vjecarit, Luan Curri i ekzekutuar bashkë me nipin e tij Ani Curri në janar të vitit 2010, gjendet përballë një tjetër vrasjeje, e mbetur edhe kjo pa autor.
Mësohet se 18-vjecarin e kanë qëlluar me plumb në kokë, ndërsa policia sqaron se sapo ishte kthyer nga Italia. Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se autori ishte këmbësor dhe pasi ka qëlluar me gjakftohtësi mbi të riun është larguar me shpejtësi.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mirditë, 80 vjecari merr hakun e të atit i vrarë para 70 vitesh