E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Dita Botërore e RinisëXhaferraj: Politikat rinorepo zbatohen me sukses

TIRANE- Në Ditën Botërore të Rinisë përfaqësues të ndryshëm të qeverisë shqiptare u mblodhën në një takim për të konfirmuar mbështetjen për politikat në ndihmë të të rinjve.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferraj u shpreh me këtë rast se qeveria është e angazhuar për të përkrahur rininë në të gjitha hapësirat e mundshme.

“Sot është ditë e shënuar për ju. Me iniciativë dhe mbështetjen e plotë të kryeministrit ne ju ofrojmë një program të qartë për ngritjen dhe funksionimin e Agjensisë Kombëtare të Rinisë, e cila do të jetë një strukturë e mirëfilltë europiane për një zhvillim të qëndrueshëm të rinisë sonë.” theksoi Xhaferraj.

Edhe për zv.ministren e arsimit Nora Malaj, takime të tilla janë konfirmim i përkushtimit që kjo qeveri ka për të rinjtë shqiptarë.

“Së fundmi detyrat tona koordinohen jo vetëm drejt politikave rinore, por drejt zgjidhjes së problemeve të cilat tashmë janë shtruar për zgjidhje” u shpreh Malaj.

Kombet e Bashkuara e shpallën vitin 2010 si vitin ndërkombëtar të rinisë me moton “Dialog dhe mirëkuptin reciprok.” Në shumë vende të Europës perëndimore dita e sotme do të festohet me koncerte të ndryshme në mbrëmje.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›