E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Mitchell vizitë në Izrael

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell filloi një vizitë në Izrael në kuadrin e turneut të dytë në Lindjen e Mesme për të çuar më tej bisedimet për paqen, njoftojnë burime zyrtare.Pak pas mbërritjes në Tel-Aviv, ish-senatori u takua me ministren e Jashtme të qeverisë së deritanishme, Tzipi Livni."Sigurisht do të diskutojmë për konferencën e donatorëve në Egjipt dhe për situatën në Gaza", deklaroi Livni gjatë takimit me të dërguarin amerikan. "Kuptohet që Izraeli shprehet për pjesëmarrje në një ndihmë kur bëhet fjalë për një ndihmë humanitare, por duhet të shohim se si të veprojmë pa forcuar Hamasin, organizata terroriste që kontrollon Gazën", theksoi ajo. Mitchell është takuar më tej me Benjamin Netanjahun, kryeministri i djathtë, i ngarkuar me formimin e qeverisë së re.Kreu i Likudit e vlerësoi si "pozitiv dhe konstruktiv" takimin, që zgjati rreth 40 minuta në Tel-Aviv. I dërguari amerikan zhvilloi më tej një takim njëorësh me kryeministrin e deritanishëm Ehud Olmert. Zëdhënësi i kryeministrit Mark Regev e vlerësoi gjithashtu "pozitiv" takimin dhe deklaroi se Olmerti e kishte mbështetur gjatë bisedës konferencën e donatorëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›