Haga shpall të pafajshëm ish-presidentin serb
Hagë - Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë para pak çastesh ka liruar nga akuzat ish presidentin serb Millan Millutinoviç. Ai akuzohej për orkestrimin e fushatës së vrasjeve, torturave dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999. Pesë zyrtarët e tjerë serbë, që përballeshin me akuza të ngjashme u dënuan me 15 deri në 22 vjet burgim.
Në mesin e të dënuarve janë ish zëvendëskryeministri Nikolla Shahinoviç, ish ministri i mbrojtjes Dragoljub Ojdaniç, dy ish komandantët ushtarakë Nebojsha Pavkoviç dhe Vladimir Lazareviç dhe ish shefi i sigurisë publike Sreten Lukic.
Gjykata dëgjoi 113 dëshmitarë të prokurorisë nga qershori i 2006-ës deri në gusht të 2008-ës, pjesa më e madhe ishin dëshmitarë të luftës dhe viktima të krimeve kundër shqiptarëve në Kosovë. Mes dëshmitarëve ishin edhe ato që dëshmuan kundër Milloshevicit, si diplomatë perëndimorë, negociatorë, gjeneralë të NATO-s. Ky është vendimi i parë që Haga ndërmerr për krimet serbe në Kosovë.