E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Lufta ndaj korrupsionit, do vullnet politik

Prishtinë - Kryetari i Partisë Socialdemokrate e Kosovës Agim Çeku deklaroi se partia e tij mbështet dhe do të jetë aleate aktive, në iniciativën e Institutit Demokratik të Kosovës, për luftimin e dukurisë së korrupsionit i cili është shndërruar në kancer për shoqërinë. “Për luftim të korrupsionit në radhë të parë duhet të ekzistoj vullneti politik, ndërtimi i një infrastrukture më funksionale ligjore, themelimi i një gjykate të veçantë kundër korrupsionit si dhe përfshirja aktive e qytetarëve në luftim të kësaj dukurie e që kjo qeveri jo vetëm se ka dështuar në këto pikëpamje por i mungon vullneti për një angazhim të tillë”-theksoi Çeku me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit me KDI-in.

Ndërkaq, Ismet Kryeziu, kryetar i KDI tha se bashkëpunimi me partitë politike ndihmon iniciativën tonë në ndryshimin dhe avancimin e ligjeve anti-korrupsion.

Kryeziu, tha se oferta për nënshkrim të marrëveshjeve, për këtë çështje ju kanë ofruar edhe subjekteve të partive të mëdha ta cilat tashme ndodhen në pushtet dhe se pret përgjigjeje pozitive. rtk/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›