Sa punojnë dhe fitojnë ligjvënësit kroatë dhe malazezë
Zagreb, Podgoricë - Deputetët e Parlamentit kroat vitin e kaluar kanë mbajtur vetëm shtatë mbledhje të cilat kanë zgjatur gjithsej 98 ditë. Kjo është mesatarisht tetë ditë pune në muaj dhe kanë marrë rrogë nominalisht rreth 2 mijë euro në muaj. Ndërkaq deputeti mesatar i parlamentit malazez vitin e kaluar ka punuar dhjetë herë më pak, ndërsa ka marrë katër herë më shumë para nga qytetari mesatar, thuhet në analizën e Rrjetit të afirmimit të sektorit joqeveritar (MANS). Ligjvënësit malazez vitin e kaluar nëpër mbledhja kanë kaluar pothuajse 157 orë, përkatësisht 21 ditë pune nga tetë orë. Në të njëjtën kohë qytetari mesatar ka punuar 214 ditë pune nga tetë orë, përkatësisht gjithsej 1712 orë apo më shumë se dhjetë herë nga deputeti i tij në parlament, ndërsa për punën e tij ka marrë mesatarisht katër herë rrogë më të vogël nga ajo e deputetit, thuhet në këtë analizë të OJQ. Sipas gazetës "Jutarnji list" të Zagrebit, pushimi veror i ligjvënësve kroatë fillon më 15 korrik dhe zgjat deri më 15 shtator, ndërsa ai dimëror nga 15 dhjetor deri më 15 janar, përveç nëse nuk kanë fat, dhe duhet të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshmne. Deputetët kroatë kanë të drejtën e pensionit me benefite. Në bazë të krahasimeve me disa vende evropiane, rroga e deputetit sillet nga 600 euro në Moldavi deri më 8.349 në Irlandë. QIK