U promovua Strategjia e veprimit për të drejtat e njeriut
Prishtinë - Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës/Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim dhe përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë mbajtur sot Konferencën për promovimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2009-2011. Zv.kryeministri Ramë Manaj tha se Kosova synon të integrohet në Bashkësinë Evropiane, prandaj qeveria angazhohet për përmirësimin e politikave, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Institucionet vendore angazhohen promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, tha zv.kryeministri Ramën Manaj, në përurimin e Strategjisë dhe planit të veprimit 2009 2011. Manaj theksoi se përmes këtij dokumenti, qeveria synon të ofrojë hapat e nevojshëm për të planifikuar dhe koordinuar aktivitetet në përmirësimin e politikave në këtë sferë.
Zv.kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, Marku Lamanen, vlerësoi se ky dokument është gurthemel për zhvillimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.Përfaqësuesi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Pol Miller tha se sikurse në të gjitha vendet demokratike edhe në Kosovë duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe deklarata mbi të drejtat e njeriut e nënshkruar para 6 dekadash, të bëhet realitet.
Hartimin e këtij dokumenti e kanë ndihmuar OSBE-ja dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara