Gerd Hoxha: Konferenca Gjyqësore është në përputhje me Kushtetutën
Sistemi gjyqësor në Shqipëri është përfshirë në një debat të gjerë lidhur me ligjin e Konferencës Gjyqësore. I konsideruar si imediat për të gjetur rrugën e miratimit mosfunksionimi i Konferencës do të sillte dhe probleme në qeverinë e gjyqtarëve ose atë që quhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Gerd Hoxha “Konferenca Kombëtare Gjyqësore i shërben shoqërisë shqiptare nuk i shërben gjyqtarëve. Nëse ky ligj nuk miratohet ose nuk gjendet një zgjidhje për të pasojat i vuan drejtësia shqiptare në shërbim të shoqërisë, por edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.”
Sipas anëtarit të kryesisë së Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, Konferenca Gjyqësore është në përputhje me Kushtetutën dhe mbledhja e saj mund të bëhet edhe pa ligj të posaçëm pasi miratimi i tij kërkon 3/5 e votave në Kuvend çka nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e opozitës.
Gerd Hoxha “Është një parim në të drejtën, i cili thotë se diçka që nuk sanksionohet me ligj, lejohet dhe kjo mbledhje është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe duhet të mblidhet sa më shpejt në mënyrë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të ketë mundësinë të punojë dhe të zgjedhë gjyqtarët.
Tryeza e rrumbullakët e gjyqtarëve, e cila u zhvillua javën që shkoi vendosi në unanimitet që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vetadministrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë me 5 dhjetor të këtij viti.