E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi i emigrantëve, kusht për liberalizimin e vizave

Jo të gjithë emigrantët që janë kthyer në Shqipëri janë integruar plotësisht në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit. Sipas ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera strategjia e kombëtare e Migrimit nuk është zbatuar në të gjithë komponentët e saj, duke përmbushur vetëm një pjesë të planit të masave. Ksera tha se efiçenca e politikave migratore është dhe një nga kushtet për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
Gjatë një takimi ku u diskutua për ngritjen e komitetit teknik për migrimin, Ksera nënvizoi dhe rëndësinë e planeve strategjike me vendet fqinje si Italia dhe Greqia për punësimin sezonal të emigrantëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›