Gerd Myler, mbreti i golave ne Europe

Nga Dash Frasheri
Italiani Filipo Inzagi dhe ukrainasi Andrij Shevcenko shënuan të martën në ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve për Milanin dhe Celsin në fitoret kundër Benfikës dhe Rozenborgut, duke u ngjitur të dy në kuotën e 60 golave në Europë, por mbi ta me një diferencë të qartë qëndron një gjerman, që sot e kësaj dite konsiderohet si "gjahtari" më i madh i golave që ka njohur Europa, Gerd Myler. SHKURTABIQI I DHJAMOSUR
"Pa golat e Gerdit ne do të qëndronim edhe sot në bordurat e rrugës Sabener", - është shprehur Franc Bekenbauer, kur u pyet rreth Mylerit, pasi ai është shndërruar në një idhull në Gjermani. Po cila është përshtypja e parë e trajnerit të tij te Bajerni? Tschik Cajkosvski thotë për sulmuesin me 48 cm kofshë: "Ai është shumë i vogël dhe shumë i dhjamur". Gerhardi ishte i shkurtër (1,76 m), shulak, i ngathët dhe aspak i shpejtë; ai nuk përmbushte kurrë të dhënat dhe nuk të krijonte kurrë idenë e një futbollisti të madh, por ai kishte shkëputje nga vendi në distanca të shkurtra dhe ishte i cmarkueshëm, një cilësi që pak futbollistë e gëzojnë, si dhe për më tepër me instinkte të jashtëzakonshme. Këmbët e shkurtra i jepnin atij një qendër të ulët të fuqishme graviteti, kështu ai mund të kthehej shpejt dhe me një balancë perfekte në hapësira dhe me shpejtësinë e tij ai mund të shkatërronte cdo kundërshtar, por nuk mungonin edhe golat e tij nga pozicione shumë të vështira.
"BOMBER I KOMBIT"
Legjenda e futbollit, Gerdhard Myler, vazhdon të "mbijetojë" në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Europë. Gjermani, sot 61-vjecar, është një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Myler mban rekordin me Kombëtaren gjermane, me të cilën ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje, 365 gola në 427 takime në Bundesligë dhe ai që spikat më tepër është rekordi ndërkombëtar me 66 gola në 74 ndeshje me klubet në Europë. Vetëm katër lojtarë kanë shënuar më shumë se ish-sulmuesi i Bajernit të Munihut: Jozef Bikan, Romario dhe Pele, të cilët kryesojnë dhe listën e golashënuesve të të gjitha kohërave. Nofkat e tij janë: "Bomber i Kombit" dhe "Kleines dickes Muller" (shkurtabiqi i dhjamosur Myler). Në vitin 1970, Myler u zgjodh "Futbollisti Europian i Vitit", pasi bëri një sezon të shkëlqyer me Bajernin e Munihut dhe shënoi 10 gola në Kampionatin Botëror (1970).
15 TROFE NË 15 VJET
I lindur në Nordlingen, një qytet tashmë me rreth 20 mijë banorë, Myler e filloi karrierën me ekipin amator, TSV 1861 Nördlingen. Gerd Myler, 17 vjec, nënshkruan për Bajernin e Munihut me një pagë shumë modeste: 160 marka në muaj dhe 5 mijë marka në dorë për transferimin e parë të tij. Kontrata e parë u nënshkrua nga nëna e tij, pasi i ati kishte vdekur pak kohë më parë. Në vitin 1964, Gerdi u bashkua me Bajernin e Munihut ku gjeti edhe yjet e ardhshëm, Franc Bekenbauer dhe Sep Majer. Klubi, që më vonë do të bëhej një nga më të suksesshmit në Gjermani, ishte atëherë në Ligën Rajonale të Jugut (sot Kategoria e tretë), që në atë kohë konsiderohej kategoria e dytë në Gjermani. Pas një sezoni, Bajerni u ngjit në Bundesligë, ku nisi rruga e sukseseve. Me këtë klub, për 15 vjet Myleri koleksionoi një numër të konsiderueshëm trofesh dhe tituj kampion: fitoi katër herë kampionatin gjerman, katër herë Kupën e Gjermanisë, tri herë Kupën e Kampioneve (sot Liga e Kampioneve), një herë Kupën Interkontinentale dhe Kupën e Fituesve të Kupës po një herë.
NËNTË HERË "KËPUCA E ARTË"
I pajisur me magjinë e golit, Myler fitoi shtatë herë "Këpucën e artë" të kampionatit gjerman dhe dy herë si golashënuesi më i mirë i Europës. Myler shënoi 365 gola në 427 ndeshje në Bundesligë, 100 më shumë se golashënuesi i dytë më i suksesshëm në Bundesligë, Klaus Fisher. Gerdi mban edhe rekordin absolut për shënimin e 40 golave gjatë një kampionati të vetëm në Bundesligë në sezonin 1971-1982 (18 më shumë se Klaus Fisher). Myler shënoi në 62 ndeshje për Kupën e Gjermanisë 78 gola. Por, sulmuesi i madh mban edhe një rekord tjetër. Me 69 golat në 74 ndeshje në kompeticionet europiane ai është ende i pathyeshëm, pavarësisht se Filipo Inzagi shënoi të martën kundër Benfikës golin e tij të 60-të në Europë. Ai është një nga të vetmit që kanë shënuar më shumë gola sesa ndeshje të luajtura. As dhe Pele nuk e ka arritur këtë.
SHKATËRRUESI I HOLANDËS
Myler shënoi 68 gola në 62 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore. Karriera e tij ndërkombëtare filloi në vitin 1966 dhe mbaroi më 7 korrik 1974 (së bashku me Paul Braitner), pak ditë pasi ai fitoi Kampionatin Botëror, finalja e të cilit u zhvillua në stadiumin e qytetit të tij, në Munih. Gerdi shënoi golin fitues, atë 2-1, kundër Holandës së futbollit total, të drejtuar nga Rinus Mishels në bankinë dhe Johan Krujfi në fushë. Katër golat e tij në këtë kampionat dhe golat në Kupën e Botës së vitit 1970 (Meksikë), të kombinuara së bashku, i dhanë atij për një kohë të gjatë të mbante një tjetër rekord me 14 gola që jetoi për 32 vjet, derisa braziliani Ronaldo, një tjetër "fenomen" i futbollit botëror, me 15 golat e tij në tri Kupa Bote, i dha fund mbretërimit të Gerd Mylerit. "AMERIKAN" I ALKOOLIZUAR Pas përfundimit të karrierës së tij në Bundesligë në vitin 1989, Myler shkoi në Shtetet e Bashkuara ku u bashkua me Fort Lauderdale Strikers që merrte pjesë në Ligën e Amerikës së Veriut. Ai luajti për tre sezone me këtë ekip, duke shënuar 38 gola dhe arriti një herë në finale në vitin 1980. Pasi vari "këpucët në gozhdë" në vitin 1982, ai u zhyt në "botën e alkoolit" derisa u detyrua më pas të shkonte në një qendër rehabilitimi kundër alkoolit. Tashmë, Gerd Myleri i madh punon si trajner amator pranë të rinjve të Bajernit të Munihut, teksa për një farë kohe ka punuar edhe si ndihmës i Franc Bekenbauerit. Gjiganti gjerman i prodhimeve sportive "Adidas" ka prodhuar një seri këpucësh me emrin e tij. Skeda Emri: Gerhard Myler Datëlindja: 3 nëntor 1945 Vendlindja: Nordligen, Gjermani Gjatësia: 1,76 m Roli: Sulmues Klubet: TSV 1861 Nordlingen (1960-1963), Bajern Munih (1964-1979) Fort Lauderdale Strikers (1979-1981). Gola/Ndeshje: 565/487 Ekipi Kombëtar: Gjermania Perëndimore (1966-1974) Gola/Ndeshje: 62/68 Tituj me Bajernin Kampion i Gjermanisë: 1969, 1972, 1973, 1974 Kupa e Gjermanisë: 1966, 1967, 1969, 1971 Kampion i Europës: 1974, 1975, 1976 Kupa e Kupave: 1967 Kupa Interkontintale: 1976 Tituj me Kombëtaren Kampion i Europës: 1972 Kampion i Botës: 1974 Trofe personale "Këpuca e Artë" e Bundesligës: 1967, 1969, 1970, 1972, 1973, 1974, 1978 "Këpuca e Artë" e Europës: 1970, 1972 "Këpuca e Artë" e Botës: 1970 "Këpuca e Artë" e Europianit: 1972 "Futbollist i Vitit" Gjermani: 1967, 1969 "Futbollist i Vitit" Europë: 1970 Mbretërit e Europës 1. Myler 66 2. Inzagi 60 3. Shevcenko 60 4. Raul 59 5. Eusebio 56 6. Van Nistelroi 53 7. Hejnkes 51 8. Di Stefano 50 9. Henri 50 10.Santilana 47 10.Larson 47 Franz Bekenbauer per Mylerin "Nga të gjithë lojtarët e mëdhenj - Volfgang Overat, Gynter Netzer, Karl-Heinz Rumenige, Paul Breitner... – më i madhi për mua është Gerd Myler. I pastopueshëm, i pandalueshëm. Pa golat e Gerdit, ne do të qëndronim edhe sot në bordurat e rrugës Sabener".