Gërdec, gjendet një predhë në oborrin e një banese
TIRANE-Sot, në zonën ku ndodhi tragjedia e Gërdecit që shkaktoi 26 persona nga shpërthimi i 15 Marsit të vitit të kaluar, është gjetur një predhë e pashpërthyer. Predha në gjendje aktive për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Gërdec.
Banori Selami Sefaj nga Gërdeci bëri të ditur per TVNews24 se ka gjetur një predhë teksa punonte tokën para oborrit të shtëpisë së tij. Sefaj bëri të ditur se kur ka gjetur predhën brenda në tokë i janë rikthyer dhe njëherë pasazhet nga tragjedia që ndodhi vitin e kaluar nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve që ndodhej në fshatin e tyre. Por banori i Gërdecit, shtoi se predha të tjera ka gjetur gjatë gjithë kohës në borrin e tij edhe pas përfundimit të operacionit të ushtrisë për mbledhjen e municioneve në fshat. Por, predha e sotme e gjetur teksa ai plugonte tokën para shtëpisë i ka alarmuar të gjtihë familjen. Një shpërthimi saj mund të kishte qënë fatal për familjen Sefaj. Një prekje me lopatë do kishte rezultuar vdekjeprurës për banorin gërdecian.
Gërdeci dhe mbarë Shqipëria u trondit një vit më parë më 15 Mars kur shpërtheu fabrika e demontimit të armëve “Alba Demil”. Si pasojë humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë, u plagosën mbi 300 të tjerë, ndërsa u shkatërruan mbi dhjetra biznese. Por, përvec humbjeve në njerëz rreziku nga shpërthimi ishin municionet e shpërndara në gjithë fshatin deri pranë autostradës Tiranë-Durrës. Për mbledhjen e tyre punoi ushtria shqiptare.
Ngjarja aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku nën akuzë janë 29 persona, 4 prej të cilëve në gjendje arresti. Ngjarja në Gërdec zbuloi më pas një sërë aferash korruptive me tregtinë e armëve nga shteti shqiptar me kompani të huaja.
(d.b/BalkanWeb)