Toyota, lamtumirë botërorit të Formula 1
Pas Honda e BMW, Formula 1 e ka humbur edhe një ekip me peshë. Është Toyota, e përfshirë në krizën financiare globale, skuteria që ka vendosur të tërhiqet nga botërori i Formula 1.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Akio Toyoda, numri një i skuterisë japoneze.
“Resurset në dispozicion janë të pamjaftueshme për ta siguruar një ekip të fortë. Kriza që e ka kapluar sektorin e automobilave, imponon që të merren vendime të tilla.
Do të bëjmë gjithçka që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë punëtorët tonë”, tha Toyota, i cili kohëve të fundit e kishte përmendur mundësinë e tërheqjes, e cila u zyrtarizua të mërkurën.
Shifrat e fundit të gjigantit të automobilave kanë pësuar ndryshim drastik: shitjet e produkteve të Toyotas në Evropë kanë rënë për 10,1 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2009.
Por, udhëheqësit e Formula 1 nuk duhet të brengosen shumë. Sepse, pas tërheqjes së Toyotas, janë katër skuteri të gatshme të hyjnë në botën e Formula 1. Janë këto, Lotus, Campos Meta, Manor e USF1.
(m.a/BalkanWeb)