E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdec, shpërndahet vetëm gjysma e fondeve

Sipas një liste dëmshpërblimesh, të publikuar dje nga Ministria e Financave, 1.500 personave – që normalisht janë familje të dëmtuara – deri tani iu janë shpërndarë rreth gjysma e fondeve, të parashikuara nga qeveria për dëmshpërblimin e humbjeve, të pësuara nga shpërthimi i arsenalit që po demontohej në Gërdec të Vorës. Mbi 840 milionë lekë kanë tërhequr 1.500 persona të dëmtuar, si në Bashkinë e Vorës, ashtu edhe direkt nga dikasteri i Financave Publike. Ministria njofton se deri,ne 25 prill 2008, kanë kaluar në llogaritë personale të 1.500 shtetasve të dëmtuar nga shpërthimi "teknologjik" i Gërdecit, gati 844 milionë lekë. Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të dëmtuarit janë 3.825 persona, që përfitojnë në total, një dëmshpërblim prej 1.559.000.000 lekësh. Specialistet e thesarit po përgatisin listën prej 409  personash qe përfitojnë nje shume prej 136 milionë leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›