E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdec, transporti i municioneve, 75 mln, u bë falas nga ushtria

TIRANE- I gjithë trasporti i municioneve për llogari të MEICO-s, që demontoheshin nga Albademil është përballuar nga ushtria me një urdhër te posacëm nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu” Detajet e veprimtarisë së fabrikës së demontimit, para se të shpërthente më 15 mars 2008 janë dhënë sot para trupit gjykues nga ish-shefi i logjistikës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Albert Bora.

I pyetur nga anëtarë të trupit gjykues, dëshmitari Albert Bora deklaroi se fatura e transportit e te gjithe municioneve kapte shifren e 750 milionë lekeve te vjetra që janë përballuar nga vete ushtria.

Nga dëshmitë, u mësua se shërbimi ndaj MEICO-s dhe Albademil kryhej në një kohë kur rezervat në karburant të ushtrisë ishin në përfundim. Procesi gjyqësor në ngarkim të 29 të pandehurve vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona, 300 u plagosën si dhe mijëra banesa e subjekte private u dëmtuan.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›