E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati i Drejtesise, BE perfundon studimin e fizibilitetit

PRISHTINE- Bashkimi Evropian finalizon studimin e fizibilitetit për Pallatin e Drejtësisë në kryeqytetin e Kosovës.

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian prezantoi sot planet për ndërtesën e re të Drejtësisë, i njohur si Pallati i Drejtësisë, një kompleks që do të ndërtohet në zonën e Prishtinës së Re, rreth 4 kilometra larg qendrës.

Për realizimin e këtij projekti janë dhënë 25 milionë euro dhe Kjartan Bjornsson, shef i Operacioneve i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë thotë se
“Realizimi i tij do të përkrahë në masë të madhe përpjekjet e autoriteteve kosovare për përmbushjen e standardeve për integrim evropian”.
Ministri i Drejtësisë tha se besonte se kushtet e përmirësuara të punës do të ndihmojnë në përmbushjen e parakushteve për të rritur efikasitetin e gjyqësorit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›