Gërdeci- vdes në Itali Resmije Kranja
Ka shkuar në 26 numri i viktimave të shpërthimit të depove të municioneve në Gërdec. Në orët e para të mëngjesit ka vdekur një tjetër viktimë e këtij shpërthimi.
Resmije Kranja, 19 vjeç, ka vdekur sot në spitalin e Brindizit. Ajo ishte dërguar në këtë spital për të marrë një shërbim shëndetësor më të specializuar. Ajo kishte rreth80 % të trupit me djegie. Lajmi për vdekjen e 19-vjeçares Resmije Kranja bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Vdekja e saj e çon numrin e viktimave në 26 persona, të cilët vdiqën si pasojë e shpërthimeve të barutit, në zonën Gërdec.