E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Gaza, 3 anëtarë të Hamasit të vdekur

 

Në rripin e Gazës ka ndodhur një shpërthim në brendësi të një banese, anëtarë të Hamasit në Jabalija. Nga shpërthimi vdiqën 3 vetë, të gjithë militantë të Hamasit, të paktën 2 mbetën të plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur për arsye të brendshme, kanë pohuar burime nga sigurimi palestinez dhe nuk është i lidhurme ndonjë sulm izraelit.

Një nga viktimat rezulton të jetë i lidhur me Hassan al-Mutawak, një përgjegjës militar i Hamasit që u vra muaj më parë nga forcat izraelite. Identiteti i viktimave të tjera nuk është bërë ende i ditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›